Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇAPRASHÍT (ÇAPRASHÍS) vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Ngatërroj. Çaprashit hesapet. Çaprashit fjalët. Ua çaprashiti punën. Të çaprashitje gishtat brenda xhepave.
2. jokal. Eci duke i ngatërruar këmbët, eci duke i hedhur këmbët shtrembër. Çaprashiti anës arës.
3. jokal., fig. Flas shumë e kot, flas mbarë e prapë, llomotit. Çaprashit mbarë e prapë. - Mos çaprashit ashtu! Pastaj këtë gjuhë e kishte çaprashitur me helenishtet e ndryshme cicëronjëse.
4. I fut të tjerët në grindje. Mbeti duke çaprashitur dynjanë.
✱Sin.: ngatërroj, llomotit, dërdëllis.
ÇAPRASHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Punë a gjë e ngatërruar, ngatërrim. Është vetëm në këtë çaprashitje të qëllimshme. Të mëvishej me çaprashitje ndërtimesh “të përkohshme”.
2. Llomotitje. Nuk i mbyllej goja prej atyre çaprashitjeve.
3. Grindje. Në atë shtëpi kishte vetëm çaprashitje.
✱Sin.: ngatërrim, llomotitje, grindje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë