Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Fjalë që thuhen mes shokësh a miqsh për t’u argëtuar, pa iu dhënë fjalëve peshën që kanë zakonisht; shprehje a fraza që i drejtohen dikujt për ta ngacmuar pa të keq; lojë e vogël, çapkënllëk a rreng, që i bëjmë dikujt për të qeshur me të, pa dashur ta fyejmë e pa ndonjë qëllim të keq. U mundua të bënte shaka të hollë (të zgjuar). Dëgjoi një shaka të rëndë (të trashë, të keqe). Bëri shaka pa kripë (pa vend). Ia ktheu me shaka. Qeshën me shakatë e tij. Fliste me shaka. Thoshte shpesh shaka. Ia tha për shaka.
2. Lojë, diçka që bëhet a thuhet për shaka, me sens humori; kuptim i gjërave në mënyrë sipërfaqësore, pa u thelluar në domethënien e plotë të tyre, qëndrim jo aq i matur e i përmbajtur. E merrte për shaka. Shaka s’i thonë! Në fillim e mori si shaka. Po të ngjan si shaka?!
✱Sin.: hokë, mahi, ojnë, hajgar, qesëndi, rrekë, shpoti, tallje, gazele, rrurëz, rrekë, rrome, të qeshur, qeshje, e qeshur, lojë, humor, gaz, qatër, qyfyr, gallatë, romuz, gaxhi, adër, jarani.
SHEJTANÍ,~A f. sh. ~, ~TË mit., fet. 1. Djallëzi, punë shejtani, dinakëri. Shejtani e madhe. Shejtanitë e tij nuk kanë të sosur. Qesh me shejtani. E vështroi me shejtani.
2. bised. Të qenët çapkën; veprim prej çapkëni. Bën si për lojë ndonjë shejtani. I vogli nuk po i linte shejtanitë. Shejtani e madhe.
✱Sin.: djallëzi, djalli, dreqësi, dreqni, dinakëri, dredhi, dinakëri, çapkëni, çapkënëri, çapkënllëk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë