Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çapje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ÇAFKË

ÇÁFK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë pendëshmajëkokëspulave ose të disa zogjve; kaçul. Çafka e këndesit lafsha e këndesit. Pulë me çafkë. Mban çafkën përpjetë.
2. zool. (lat. Ardea cinerea) Shpend uji me kaçul të zi, me qafëgjatë, këmbëgjata e sqephollë; gatë. Çafka e bardhë e vogël. Çafka e kuqe. Çafka e përhime. Çafka e gjedhit u vërtit brenda kufijve.
3. Maja e kokës, buti i kresë. Çafka e kokës. I ra në çafkë. I çau çafkën. Po më luan çafka e kokës po luan mendja. - Mblidhe çafkën! mblidhe mendjen!
4. fig. Grua me trupgjatë e të hollë.
5. fig. Vajzë e shkathët dhe e aftë në të folur, fjalëshumë. - Paskan ardhur ato çafka?
Sin.: kaçul, gatë, çajme, çafkëthime, çapje, agjëronjë.

ÇAFKËTHIME

ÇAFKËTHÍM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Ardea cinerea) Çafkë me pendëpërhime, që jeton afër ujërave, si lumenj, këneta, liqene e bregdet. Duket si çafkëthime, por s’është.
Sin.: gatë, çafkë, çajme, çapje, agjëronjë.

ÇAPITJE

ÇAPÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ecje a hap i ngadaltë ose i rëndë. Dëgjohet si çapitja e një pate mes baltës. I pëlqente kjo çapitje e saj.
2. Hapat e parë, të ngadalë e të pasigurt (për një fëmijë). Prindi ndjek me ankth çdo çapitjefëmijës.
Sin.: ecje, hap, çapje, përparim.

ÇAPKË

ÇÁPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Alcedo althis hispida) Mulliujëse.
2. (lat. Ardea cinerea) Gatë e përhime, çafkë.
Sin.: mulliujëse, gatë, çajme, çafkëthime, çapje.

ÇAPRRETKË

ÇAPRRÉTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Çapje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.