Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çapit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAS

BAS,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Plis dheu. Çapit basat e arës. Dy gurë e një bas dheu punë pa cilësindërtim a gjetiu, diçka e bërë shkel e shko.
2. Diçka si topth. Bas bore. Bas gjalpi. Bas leshi (pambuku).

CIKËLLOJ

CIKËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mih tokën imët a cekët. I cikëlloi perimet.
Sin.: përmih, përdhej, çapit, çapoj, capit, capoj, shatoj, çkalit, skalit.

ECI

EC/I vep., ~A, ~UR jokal. 1. Lëvizkëmbë në një drejtim. Ecën njeriu. Ecën kali (lopa, macja). Ecirrugë (nëpër fushë, nëpër dhomë). Ecën shpejt (ngadalë). Ecënmajëgishtave. Eci përpara (prapa, djathtas, majtas). Eci poshtë e lart. Ecte me zor. Ecim drejt malit. Eci gjunjas. Ecën si mbi vezë.
2. Lëviz me një mjet transporti ose mbi një kafshë (me kalë etj.). Eci me biçikletë (me motor, me makinë, me karrocë). Eci me kalë. Ecte me shpejtësimadhe.
3. vet. v. III Lëviz, shkon diku (për një mjet transporti); përshkon një rrugëcaktuar. Ecën treni (makina, biçikleta). Ecën dyzet kilometra në orë. Ecënrrugëasfaltuar (në rrugë malore, mbi binarë).
4. vet. v. III Rrjedh (për ujin). Ecën uji. Ecën lumi (përroi).
5. vet. v. III, bised. Ështëlëvizje a në veprim, punon (për një makineri). Motori ecën mirë.
6. vet. v. III. Kalon, ikën (për kohën). Ecën koha. Nuk ecte ora.
7. fig. Përparoj; zhvillohem. I ecën puna. Ecën bujqësia (industria). Ecën me këmbët e veta. Ecën me kohën. Ecën me të tjerët.
8. fig., bised. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor). vete mbarë. Nuk më ecte. Atij i ecte gjithnjë. I ecën puna si sahat. I ecën biznesi.
9. fig., bised. Veproj siç më thotë dikush; shkoj. - Mos ec me ato që dëgjon poshtë e lart!
10. vet. v. III, fig., bised. Ka vlerë, shkon. Nuk ecën kjo para këtu.
11. vet. v. III, bised. Paguhet. Ecën dita. I ecën rroga.
12. bised. (në urdhërore) Shko. - Ec e pyete se ç’thotë?! - Ec e thuajivijë!
13. bised. (në urdhërore) Eja. - Ec me mua tani! - Ec lart, se kam një fjalë!
14. bised. Përdoretbashku me një folje tjetër kur duamtregojmë se është e pamundurkryhet a të mos kryhet veprimishpreh folja e dytë. - Ec e mbushja mendjen atij! - Ec e fol me të, po deshe! - Ec e (mos) ia thuaj pastaj! - Ec e mos u nis pastaj!
15. Mundlëviz a të shkoj diku (vepruesi nënkuptohetështë dikushvetën e parë njëjës ose shumës, por është i pashprehurfjali). Nuk mundecja më tej. Ishte e pamundurecnim.
Sin.: lëviz, shkoj, përshkoj, vete, çapit, qarkulloj, bares, rrjedh, kaloj, iki, punon, përparoj, zhvillohem, paguhet, eja.
Ecën mbi *driza (dikush). Ecën (baret) pa *fener (dikush) keq. I ecën (i shkon, i dëgjohet, i zë vend) *fjala (dikujt). ecën (më shkon, më vete) *fjollë (diçka). Ecën drejt *greminës (dikush). Eci mbi *gjemba. Eci (shkoj) pas *gjurmëve (të dikujt). Eci në një *hap (me dikë) Ecën drejt *hundës (së vet) (dikush). Ec me *karvanin (dikush). Ecën me *kohën (dikush). I ecën (i shket) *pena (dikujt). Ecën (vete) *sahat (diçka). Ecën mbi *vezë (dikush). I ecën *zari (dikujt).

SHKRIFËROJ
ÇAPITEM

ÇAPÍT/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Hedh hapat e parë, niseci ngadalë dhe i pasigurt (për fëmijën). Foshnja çapitet me ngadalë. Çupëza u çapit duke u mbajtur te divani.
2. vetv. Eci ngadalë ose rëndë, hedh hapat, eci me vështirësi. Çapitem ngadalë. Mezi çapitej. Çapitendëborë. Me këmbëmpira u çapitën të dy gjer te hoteli i parë që u doli përpara. Ajo çapitej për të dalëdhomën tjetër. Të tre burrat çapiteshin fare pranë tij.
Sin.: çapemI, çapëtoj, çapojI.

ÇAPITEM

ÇAPÍT/EMII jovep., ~A (u), ~UR vetv. Përtypem, çapem.
2. pës. e ÇAPÍTII. Dheu u çapit dy herë, derisa u shkriftua mirë.

ÇAPOJ

ÇAP/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., bised. Hedh çapin ngadalë, mezi eci; çap. Çaponte nëpër rrugicë.
Sin.: çapI, çapit, çapëtoj.

ÇAPOJ

ÇAP/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mih me çapë, çapit dheun.
Sin.: çapit, prashit, çapëlloj.

ÇKALIT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.