Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRKUFIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkufizoj ose kur përkufizohet diçka.
2. Shpjegim që jep në mënyrë të përmbledhur e shkencore përmbajtjen a kuptimin e diçkaje, tiparet thelbësore e anët më të rëndësishme të saj; tërësia e fjalëve dhe e frazave që japin këtë përmbajtje. Jap (bëj) një përkufizim. Përkufizim i gjatë (i shkurtër, i përpiktë, i drejtë, i gabuar). Përkufizime shkencore. Përkufizimi i fjalës (i foljes, i emrit, i fjalisë). Përkufizimi i punës (i mallit, i vlerës, i fitimit neto).
✱Sin.: përcaktim, çanësim, formulë, formulim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë