Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBLLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Përtyp e ripërtyp diçka zakonisht me zhurmë e duke e mbajtur për një kohë nëpër dhembë; përçap. Mbllaçit bukë (mish). Mbllaçiti një çamçakëz me mente. Mbllaçiste fara. Mbllaçit duhan. Dhia mbllaçit gjethe.
2. fig. Them diçka duke e shqiptuar jo qartë e si nëpër dhëmbë; e them gjysma-gjysma, kur s’dua ose kur s’mund të shprehem qartë, përtyp. I mbllaçiti fjalët nëpër gojë. Çfarë mbllaçit ashtu? Mbllaçiste gjithfarë gjepurash.
✱Sin.: përçap, përtyp, ripërtyp, bluaj.
ÇAMÇAKË́Z,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëndë e ngurtë, e verdhë dhe e tejdukshme, që nxirret nga rrëshira e drurëve halorë dhe që përdoret për ngjitje, izolim dhe për të fërkuar qimet e harqeve të veglave me tela. Çamçakëz për violinë. Lyej qimet me çamçakëz. I pëlqente aroma e çamçakëzit.
2. Lloj gome e përzier me lëndë aromash të ndryshme dhe me sheqer, që mbahet në gojë për ta përtypur, por jo për ta gëlltitur, mastikë. Një copë çamçakëz. Përtyp (mbaj në gojë) çamçakëz. Zhurma e plasjes së flluskave të çamçakëzëve. Një dentist ka zbuluar se sa kohë duhet ta përtypni çamçakëzin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë