Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BREDH,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Pinus abies; Picea abies; Picea Excelsa; Abies picea) Dru halor përherë i gjelbër me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilie; çam. Bredh i kuq. Bredhi i Vitit të Ri. Dru bredhi. Boçe (halë) bredhi. Pyll bredhash.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa nga llojet e këtij druri. Bredh i bardhë (lat. Abies alba; Abies pectinata; Abies picca) bredh i viseve të larta malore, që rritet deri pesëdhjetë metra i lartë, me trung të trashë, me hala të argjendta në të kaltër dhe me boçe konike të gjata. Bredh i zi (lat. Abies nigra; Picea nigra) bredh deri pesëdhjetë e pesë metra i lartë, me trung të trashë, me hala të gjata e me boçe gjatoshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë