Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÉDHUR (i, e) mb. 1. Që është hedhur ose flakur poshtë si i pavlefshëm a i panevojshëm, që nuk hyn më në punë, i flakur. Sende (gjëra) të hedhura hedhurina.
2. Që është sjellë diku nga një vend tjetër, që nuk është i atij trualli. Dhe i hedhur. Gurë të hedhur.
3. fig. I gjatë e i zhvilluar (kryesisht për trupin e njeriut); i lartë, i ngritur. Me trup (me shtat) të hedhur. Mal i hedhur. Kodër e hedhur.
4. fig. Që ka dalë përpara a është ngritur përpjetë, i kërcyer. Me gjoks të hedhur. Me mollëza të hedhura.
5. fig. Që është i shkathët, i zhdërvjellët dhe i gjallë; që vepron vetë, që është guximtar dhe i futur në jetë. Njeri i hedhur. Djalë (fëmijë) i hedhur. Vajzë e hedhur. Është i hedhur.
✱Sin.: i flakur, i shtënë, i vërvitur, i përhedhur, i kërcyer, i ngritur, shtathedhur, shtatgjatë, i zhvilluar, i shkathët, i gjallë, flugtar, azgan, i çallëstisur, i lëvizshëm.
♦ *Brashnjë e hedhur shar. krahin.
PËRPJÉKUR (i, e) mb. 1. Që përpiqet e punon shumë, që përpiqet t’ua dalë në krye punëve sa më shpejt; i zoti, i shkathët e i hedhur në punë e në jetë, çalltor, çallëstiar. Djalë (njeri) i përpjekur. I rrekur e i përpjekur, më mirë gjallë se i vdekur. (fj. u.).
2. Që përpiqet shumë për të tjerët, që nuk rri duarlidhur kur i drejtohen të tjerët për t’u zgjidhur ndonjë çështje, për t’u plotësuar ndonjë nevojë etj.
3. I bashkuar, i përputhur, i puqur. Dërrasa të përpjekura. Pllaka të përpjekura. Tjegulla të përpjekura.
✱Sin.: i zoti, i shkathët, punëtor, i hedhur, i çallëstiar, çalltor, i çalltisur, i çallëstisur, i gjendur, i gjindshëm, i bashkuar, i përputhur, i puqur.
ÇALLASHNÍK,~E mb. Që përpiqet shumë për të arritur diçka; çallëstiar.
✱Sin.: çallëstiar, çalltor, i çallëstisur.
ÇALLËSTIÁR,~E mb., bised. 1. Që çallëstis shumë, i hedhur, jo i mefshtë; i çallëstisur. Burrë çallëstiar. Grua çallëstiare.
2. Që është i përkushtuar për të arritur e gjetur diçka. E mbanin për çallëstiar.
✱Sin.: i çallëstisur, i hedhur, çallashnik.
ÇALLËSTÍSUR (i, e) mb. Çallëstiar. Është grua e çallëstisur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë