Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇALAMÁN,~E mb., keq. 1. Që çalon nga këmbët, i çalë. Burrë çalaman. Kalë çalaman. Ai iu përgjigj furnitorit të tij çalaman. Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër.
2. fig. Që është me të meta, i çalë. Punë çalamane. Mungesa e tyre e bën çalamane bisedën. Ai institucion u krijua çalaman dhe i gjymtë.
✱Sin.: çal, i çalë, topall, çalash, çalan.
ÇÁLË (i, e) mb. Që ka një këmbë më të shkurtër se tjetrën, që i ka të dyja të shtrembra ose të sëmura dhe kështu nuk ecën mirë, që çalon. Plak i çalë. Grua e çalë. Kalë i çalë. I çalë nga të dyja këmbët. Ka lindur i çalë. Ofroni një kafshë të çalë. Mbeti i çalë prej një aksidenti me makinë.
2. Që është më e shkurtër se tjetra, që është e sëmurë ose e shtrembër (për këmbët). Këmba e çalë. Por është pak e çalë nga njëra këmbë.
3. fig. Që ka një të metë të dukshme, që i mungon një pjesë e nevojshme, që nuk është i plotë; që bëhet me të meta, i mangët. Punë e çalë. Përgjigje e çalë. Përgatitje e çalë. Në mënyrë të çalë. I fola në greqishten time të çalë. Ky fillim disi i çalë nuk e kënaqi.
✱Sin.: çalaman, çal, çalan, çalash, çaluk, çop, i mangët, i metë, topall.
♦ Të hipë në *kalin çalë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë