Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çalan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHALAKAN

SHALAKÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që çalon, çalaman. Po vraponte edhe shalakani. Mos ec si një shalakan. Ky shalakani e ka fajin për humbjen e garës.
Sin.: shalëshqyer, çalaman, çalan, i çalë, çalok, shkepan, topall, këmbëçalë.

SHQEPUÇ
ÇAL

ÇAL,~E mb. është i çalë, çalaman.
Sin.: çalaman, i çalë, çop, topall, çalan.

ÇALAMAN

ÇALAMÁN,~E mb., keq. 1. Që çalon nga këmbët, i çalë. Burrë çalaman. Kalë çalaman. Ai iu përgjigj furnitorit të tij çalaman. Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër.
2. fig. është me të meta, i çalë. Punë çalamane. Mungesa e tyre e bën çalamane bisedën. Ai institucion u krijua çalaman dhe i gjymtë.
Sin.: çal, i çalë, topall, çalash, çalan.

ÇALLAKAT

ÇALLAKÁT,~E mb. ecën duke çaluar, i çalë.
Sin.: i çalë, çal, çalan, çalok, çalaman.

ÇALOK
ÇALË

ÇÁLË (i, e) mb. Që ka një këmbë më të shkurtër se tjetrën, që i ka të dyjashtrembra ose të sëmura dhe kështu nuk ecën mirë, që çalon. Plak i çalë. Grua e çalë. Kalë i çalë. I çalë ngadyja këmbët. Ka lindur i çalë. Ofroni një kafshë çalë. Mbeti i çalë prej një aksidenti me makinë.
2. Që është më e shkurtër se tjetra, që është e sëmurë ose e shtrembër (për këmbët). Këmba e çalë. Por është pak e çalë nga njëra këmbë.
3. fig. Që ka një të metëdukshme, që i mungon një pjesë e nevojshme, që nuk është i plotë; që bëhet me të meta, i mangët. Punë e çalë. Përgjigje e çalë. Përgatitje e çalë. Në mënyrëçalë. I fola në greqishten time çalë. Ky fillim disi i çalë nuk e kënaqi.
Sin.: çalaman, çal, çalan, çalash, çaluk, çop, i mangët, i metë, topall.
hipë në *kalin çalë (dikush).

ÇOP

ÇOP,~E mb. është me një këmbë më të shkurtër ose të prerë, çalaman.
Sin.: çalaman, çal, çalan, çalash, i çalë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.