Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEUTRALIZÚES,~E mb., libr. Që neutralizon, asnjanësues. Rol neutralizues. Veprim (funksion) neutralizues. Antitrup neutralizues.
✱Sin.: asnjanësues, çarmatues, çaktivizues.
ÇAKTIVIZÚES,~E mb. Që shërben për ta kthyer diçka joaktive, jofunksionale; kund. aktivizues. Më pas ekipi çaktivizues mund të bëjë punën e tij. Rrip me prizë të rrafshët me çelës çaktivizues.
ÇAKTIVIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT inf. Pajisje ose komandë (kryesisht për programet kompjuterike) që e bën jo aktive dhe jo funksionale diçka; kund. aktivizuesi. Duke përdorur një çaktivizues që mund të gjendet në pikat e shitjes. Ky çaktivizues ndërpret një qark. Udhëzuesi i instalimit të çaktivizuesit të internetit.
ÇINSTALÚES,~E mb., tek. Që e bën të mos funksionojë një pajisje, program, aparaturë; që shërben për të çinstaluar diçka; kund. instalues. Një mjet i dobishëm çinstalues. Një softuer çinstalues falas. Programet çinstaluese.
✱Sin.: çaktivizues, çmontues.
ÇINSTALÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me çinstalime; kund. instalues.
2. inf. Program që shërben për të çinstaluar programe a funksione të kompjuterit. Çinstalues i lehtë i aplikacionit. Ndonjëherë disa programe që instalojmë në kompjuterin tonë nuk e kanë një çinstalues.
✱Sin.: çaktivizues, çmontues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë