Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEUTRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj (diçka) të paefektshme duke zbatuar një forcë a një efekt të kundërt; e bëj të jetë asnjanës, asnjanësoj. Neutralizoj ndikimin (veprimtarinë) e dikujt.
2. kim. E bëj (një substancë acidike ose alkaline) kimikisht neutrale. Neutralizoj një acid.
3. usht. Çarmatos (një bombë ose një armë të ngjashme), çaktivizoj. Forcat ushtarake neutralizuan një minë me sahat.
✱Sin.: asnjanësoj, çaktivizoj, çarmatos.
ÇAKTIVIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çaktivizoj diçka ose kur çaktivizohet; kund. aktivizim. Çaktivizimi i kromozomit X është një mekanizëm që luan një rol kompensues.
2. Gjendja kur çaktivizoj diçka ose kur çaktivizohet; kund. aktivizim.
3. Heqja e mekanizmit të shpërthimit të një arme; kund. aktivizim. Ekspertët po përgatiten për çaktivizimin e bombave të pashpërthyera.
ÇINSTAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. Heq a çmontoj pajisjet teknike, aparatet, makineritë, programet kompjuterike etj. nga vendi ku duhet të punojnë, i bëj të mos funksionojnë; kund. instaloj. Çinstaloj makinerinë. - Si mund të çinstaloj programin kompjuterik? Policia çinstaloi shumë kamera të paligjshme.
✱Sin.: çaktivizoj, çmontoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë