Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HAPËRLÚAR (i, e) mb. Që i janë zgurdulluar a shqyer sytë. U gdhi me sy të hapërluar.
✱Sin.: i shqyer, i zgurdulluar, i zgafulluar, i çakërritur, i çapëluar.
ZGARDHÒÇ,~E mb., arb. I zgurdulluar, i çakërritur. Me sy zgarrdhoçë.
ZGURDULLÚAR (i, e) mb. Që është hapur jashtë mase, i shqyer (për sytë); që i ka zgurdulluar sytë. I ënjtur e i zgurdulluar. Me sy të zgurdulluar po vështronte atë hata mu para këmbëve të tij.
✱Sin.: i shqyer, i gapërruar, i çakërritur, i çapëluar, i ngufatur, i zhgapërryer.
ÇAKËRRÍTUR (i, e) mb. 1. Që i janë hapur aq shumë sytë sa kanë kërcyer e shkuar anash; me sy të zgurdulluar. Vështronte i çakërritur. Me sy të çakërritur plot me lot.
2. Që i ka hapur këmbët a ndonjë pjesë tjetër të trupit shumë anash, sa i janë shtrembëruar. Me këmbë të çakërritura. Me gishta të çakërritur. Rrinte i çakërritur. Zonjëza Dhelpër mbeti me dhëmbët çakërritur lart.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë