Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çakë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRESË

PRÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e metaltë e briskut, e thikës, e shpatës etj. pa dorezën; ana e mprehtë e thikës, e sëpatës a e një mjeti tjetër prerës, pjesapret, teh. Presë e mprehtë. Presa e thikës (e kosës). Thikë me dy presa. Njeriu gdhendet me fjalë, druri me presë. (fj. u.).
2. fig. Goditje kryesore, ana më e mprehtë dhe më e rëndësishme e diçkaje; teh.
3. fig. Pabesi; tradhti; thikë pas shpine.
4. Vendi ku ndahet uji i kanalit a i vijës për të ujitur arën. Ndanë presën.
5. Secila nga vijat e vogla që e çojnë ujin nëpër hullitë e një are; hulli e hapur tërthorazi me plug në një arë për t’u prerë rrugën ujërave. Ujit me presa.
6. Ledh me gurë a sfrat në një lumë për t’u prerë rrugën peshqve.
7. Hunda e anijes.
Sin.: prerëse, teh, thikare, pritë, presje, prijë, çakë, veterrik, sfrat, shtjekë.
Ështëpresë (në *teh) të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush). *Thikë me dy presa.

ÇAKË

ÇÁK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Këmborë e vogël që u varet lopëve e qeve. Tingëllima e çakave. I vuri një çakë. I ra çaka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.