Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IBRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Enë e rrumbullakët prej metali, prej balte a prej porcelani, me madhësi të ndryshme, me grykë të ngushtë, me vegjë e me lëfyt, që shërben për ujë a për të pirë me të, për të zier kafe, çaj etj. Ibrik i argjendtë (i kallajisur). Ibrik bakri (zinku). Ibrik balte. Ibrik çaji (kafeje). Pi ujë me ibrik.
✱Sin.: çajnik, bilike, fytak, kokme.
♦ S’i zë *kallaji në ibrik (në misur) (dikujt).
►ÇMBËSHT/ÍLLET jovep., ~ÓLLA (u), ~JÉLLË vet. v. III 1. vetv. Hapet diçka që ka qenë e mbështjellë, shtrihet a zgjatet diçka që ka qenë e mbledhur; kund. mbështillet. Çmbështillet lëmshi. Një sasi çaji në një çajnik çmbështillet dhe mbush çajnikun. Shiriti i çelikut i zhveshur çmbështillet me kujdes.
2. vetv. Heq veshjen a rrobat që kam në trup; zbulohem, zhvishem; kund. mbështillem. U çmbështoll nga pelerina që e hodhi tej. Harta e kujtimeve çmbështillet përsëri tek unë.
3. pës. e ÇMBËSHTJÉLL.
✱Sin.: hapet, shtrihet, zbulohem, zhvishem, çmblidhet, çmplekset.
♦ Po i çmbështillet lëmshi dikujt po i afrohet vdekja, po shkon drejt mbarimit të jetës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë