Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GÁKTH,~I m. sh. ~A, ~AT zol. (lat. Botaurus stellaris, ardea stellaris) Shpend që jeton në vende ujore kontinentale, në moçale e në këneta dhe ushqehet me peshk, me insekte etj. Gakthi afrikan. Gakthi çafkëbardhë. Gakthi i diellit. Gakthi i pyllit. Gakthi i verdhë. Gakthi vocërrak. Gakthi i vogël. Gakthi i zi.
PULËBÁRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Larus) Shpend uji, me trup pothuaj sa një pulë, me këmbë të shkurtra, me pendë të dendura e të bardha, që rron në brigjet e deteve a të liqeneve dhe ushqehet me peshk; çafkëbardhë. Tufë pulëbardhash. Klithma e pulëbardhave.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulëbardhash: Pulëbardha e argjendtë (lat. Larus argentatus) shpend i përhapur në gjithë Evropën, me pendë të hirta, me kokë të bardhë dhe këmbë të shkurtra, që jeton në koloni. Pulëbardha bishtzezë (lat. Larus crassirostris) Pulëbardha grabitqare (lat. Stercorarius, Catharacta skua). Pulëbardha grabitqare bishtgjatë (lat. Stercorarius longicaudus). Pulëbardha grabitqare e murrme (lat. Catharacta lonnbergi). Pulëbardha e harengës paci. Pulëbardha këmbëverdhë (lat. Larus cachinnans). Pulëbardha kokëhirtë (lat. Larus cirrocephalus). Pulëbardha kokëzezë (lat. Larus melanocephalus) pulëbardhë e Mesdheut, me kokë të zezë dhe trup e krahë të bardhë. Pulëbardha e leshterikut (lat. Larus dominicanus). Pulëbardha e madhe (lat. Larus marinus). Pulëbardha mbretërore (lat. Larus hartlaubii). Pulëbardha e Mesdheut pulëbardha kokëzezë. Pulëbardha ngjyrëhiri (lat. Larus canus) pulëbardhë me krahë e bisht të hirtë, me kokë dhe me bark të bardhë, me majat e krahëve të zinj dhe me sqep të shkurtër e të verdhemë në jeshile. Pulëbardha e përhime (lat. Larus canus anus) pulëbardhë ngjyrë hiri. Pulëbardha e qytetit (lat. Chroicocephalus ridibundus; Larus ridibundus) pulëbardha shtegtuese që ushqehet me kandrra, me peshq, me fara, me krimba a me mbeturina ushqimore të qyteteve. Pulëbardha rozë (lat. Larus genei) pulëbardhë me pendë në ngjyrë të hirtë të çelët, me gjoks gati të bardhë, me sqep dhe këmbë të kuqe të errët, që ushqehet me peshq, me krimba dhe kandrra fluturake. Pulëbardha sqepkuqe (lat. Larus scopulinus). Pulëbardha sqepshkurtër (lat. Rissa brevirostris). Pulëbardha sqepzezë (lat. Larus bulleri). Pulëbardha sybardhë (lat. Larus leucophthalmus). Pulëbardha tregishtore (lat. Rissa tridactyla, R. brevirostris, Larus tridactylus).
3. bised. Gështenjë e pjekur dhe e qëruar. Hëngri ca pulëbardha.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë