Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çërrnik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ÇEPALLË

ÇEPÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrjetë për peshkim; karvariq. Mori çepallën. Hodhi çepallën në thellësi.
Sin.: karvariq, çerrik, çërrnik, cernik.

ÇERRIK

ÇERRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Rrjetë si shportë e vënë në një dru që përdoret për të kapur peshk. Ngriti çerrikun. Çerriku ishte plot.
Sin.: çepallë, karvariq, çërrnik.

ÇËRRNIK

ÇËRRNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Rrjetë e vogël si shportë me një bishtgjatë, me të cilën mbledhin peshqit nga rrjeta e madhe ose në dajlan. Kape me gribë e hiqe me çërrnik. Pa nisen për gjuajtje peshkatarët me fushnje, me çërrnik e çikëza.
Sin.: çepallë, karvariq, çerrik.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.