Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VAKSINOJ
VAKSINOJ

VAKSIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., kal. I bëj vaksinën një njeriu a një kafshe kundër një sëmundjeje. Vaksinoj fëmijët. Veterineri vaksinoi viçat (zogjtë e pulave).
Sin.: shënoj, shkruaj, shartoj.


Rezultate të ngjashme

VAKSINATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që u bën vaksinën njerëzve a kafshëve, vaksinues. Vaksinimi i fëmijëve nga vaksinatorët. Vaksinatori vaksinoi shpendët. Trajnime për vaksinato…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSINATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajo që u bën vaksinën njerëzve a kafshëve, vaksinuese. Vaksinatorja kontrolloi me kujdes shiringën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. 1. Veprimi kur vaksinoj a vaksinohem. Vaksinimi i fëmijëve (i gjësë së gjallë). Vaksinimi kundër lisë. Qendra e vaksinimit.2. Krijimi i imunitetit …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VAKSIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR mjek. 1. vetv. Marr a bëj një vaksinë për t'u mbrojtur nga një sëmundje. Janë vaksinuar kundër lisë (kundër fruthit). Në fshat kishin mbetur far…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., kal. I bëj vaksinën një njeriu a një kafshe kundër një sëmundjeje. Vaksinoj fëmijët. Veterineri vaksinoi viçat (zogjtë e pulave).Sin.: shënoj, sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁKSINÒR,~E mb. Që ka të bëjë me vaksinën, që i përket vaksinës, i vaksinës. Efekti vaksinor. Mbrojtja vaksinore. Reagimi vaksinor. Kalendari vaksinor. Politikat vaksinore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSINOTERAPÍ,~A f., mjek. Mjekim me anë të vaksinimit, përdorimi i vaksinës për qëllime mjekimi. Vaksinoterapinë ia ndoqi mjeku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSINÚES,~I m. sh. ~, ~IT mjek. Ai që u bën vaksinën njerëzve a kafshëve, vaksinator.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSINÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që u bën vaksinën njerëzve a kafshëve, vaksinatore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAKSÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Lëndë, preparat special i përpunuar në laborator, që përmban mikrobe të dobësuara a të ngordhura ose helme të tyre dhe që futet në organizmin e nje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.