Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAPOMARTÚAR (i, e) mb. Që sapo është martuar, që është martuar pak kohë më parë. Kishte një djalë të sapomartuar. Çifti i sapomartuar. I bëj dhuratë vajzës së sapomartuar.
✱Sin.: i porsamartuar, i posamartuar.
SAPOMARTÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo është martuar, ai që është martuar pak kohë më parë. Dhoma e të sapomartuarve. Të sapomartuarit ishin ndarë. U dha këshilla të sapomartuarve.
✱Sin.: i porsamartuar, i posamartuar.
SAPOMARTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që sapo është martuar, ajo që është martuar pak kohë më parë. Këshilla për të sapomartuarat. E sapomartuara takoi shoqet. Fotot e së sapomartuarës u pëlqyen.
✱Sin.: e porsamartuar, e posamartuar.
SAPOMANDATÚAR (i, e) mb. Që sapo është mandatuar, që është mandatuar pak kohë më parë. Komision i sapomadatuar. Ai do të jetë anëtar i qeverisë së sapomandatuar. Deputetët e sapoma…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë