Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NJËÁNËSH,~E mb. 1. Që punon vetëm njërën anë të diçkaje; që bëhet vetëm nga njëra anë; kund. dyanësh. Ndërtimi i një thike njëanëshe. Kancelaria bën printim njëanësh ose dyanësh të dokumenteve.
2. Që i përfshin ose që merr parasysh vetëm njërën anë, që përfiton vetëm njëra anë, i njëanshëm; kund. reciprok; i gjithanshëm. Vendim njëanësh. Marrëdhënie ekonomike njëanëshe. Bëri një prezantim njëanësh të fakteve.
NJËÁNËS,~E mb. I njëanshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËANËSÍ,~A f. 1. Njëanshmëri.2. bot. Vendosje e luleve a e gjetheve vetëm në një anë të kërcellit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËANËSÍSHT ndajf. Njëanshmërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →NJËANËSÓR,~E mb. 1. I vendosur vetëm nga njëra anë, i kthyer vetëm në një drejtim. Plug njëanësor. Poster njëanësor. Lulesë njëanësore (bot.). Tingull njëanësor (gjuh.) tingull që …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë