Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGRYS vep., ~A, ~UR kal. 1. Kaloj një ditë deri në mbrëmje; kund. gdhij. E ngrysëm edhe këtë ditë. E ngrysi ditën në pyll.
2. Kaloj një periudhë kohe, zakonisht me mundime ose pa ndonjë gëzim; kaloj periudhën e fundit të jetës, mbyll. Ngrys ditët në dhe të huaj. E ngrysi jetën brenda katër mureve. E ngrysi pleqërinë vetëm.
3. Vrenjt. Ngrys vetullat. Ngrys fytyrën.
4. bised. Bëhem shkak për të vonuar dikë, vonoj; e bëj të ndalet a të presë gjatë diku. Na ngryse këtu.
✱Sin.: err, kaloj, mbyll, vrenjt, zymtoj, lëbyr, vrugoj, nxij, shtyj, vonoj.
♦ Ngrysi (rrudhi) *ballin (dikush). I ngrys *ditët (diku). Të ngrys e s’të gdhin (dikush) është mashtrues e i pabesë; ta bën të keqen më të madhe fshehurazi e pa mëshirë; përtyp kripë mënjanë përb.; të ha pas shpine; të vret natën e të qan ditën. E ngrys *jetën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë