Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
IMTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shkoq në thërrime a në kokrriza shumë të vogla, e bëj grimca-grimca, e thërrmoj; e bluaj hollë, e bëj të imët, imtoj. Imtësoj dheun (tokën). Imtësoj gurët. Imtësoj shumë hollë.
2. fig. E zbërthej një çështje fill e për pe, deri në hollësitë më të vogla; e shpjegoj me hollësi, e sqaroj me imtësi, e shkoqit mirë, imtoj. Imtësoj një çështje (një punë).
IMTËSÚES,~E mb. 1. Që imtëson; i hollësishëm e i shkoqitur mirë. Shpjegim imtësues.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →IMTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të imtësohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë