Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIMNIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bërja e një himni a marrje e një kënge që mbahet si simbol i kombit dhe i shtetit ose i një shoqate a i një grupi shoqëror.
2. Përgatitja e një fjalimi, një shkrimi, i një kompozimi poetik me melodi, për të himnizuar një njeri a një ngjarje të shquar, thurje lëvdatash, vlerësim i lartë për një veprim, ideal a ndjenjë. Himnizimi i punës. Himnizimi i vetive të larta. Himnizimi i forcës krijuese. Himnizimi i lirisë dhe i pavarësisë. Himnizimi i së ardhmes së lumtur.
►HIMNIZÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., kryes. v. III e HIMNIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIMNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj një himn; këndoj himnin e një kombi, një shteti, një shoqate a një grupi shoqëror. 2. fig. Lartësoj dikë a diçka duke thurur lavde e duke dhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIMNIZÚAR (i, e) mb. Që është himnizuar. Epokë (histori) e himnizuar. Hero i himnizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIMNIZÚES,~E mb., edhe let. Që himnizon, që thur lavde dhe i këndon një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar. Karakteri himnizues i poemës.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIMNIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i thur lavde dhe i këndon një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar, ai që ngre lart dikë a diçka. Himnizuesi i traditave liridashëse të po…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIMNIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i thur lavde dhe i këndon një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar, ajo që ngre lart dikë a diçka. Himnizuesja e jetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë