Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHAPARÍT (ZHAPARÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E djeg a e përcëlloj lëkurën sa mbushet me flluska, ia përcëlloj cipën e lëkurës; e bëj të fishket e të thahet, e përcëlloj (një bimë). I zhapariti duart. Flaka ia ka zhaparitur fytyrën.
2. Ia rreshk a ia zhubros lëkurën, e rrudh. Ia ka zhaparitur sëmundja fytyrën.
3. I heq a i qëroj lëvoren diçkaje; zhvoshk. E zhapariti fikun (trangullin, portokallin).
✱Sin.: djeg, përcëlloj, fishk, thaj, rreshk, rrudh, zhubros, qëroj, zhvoshk.
ZHAPARÍTUR (i, e) mb. 1. Që i është përcëlluar e rreshkur lëkura; që është i rrudhur (nga mosha, nga sëmundja etj.). Më doli përpara i nxirë e i zhaparitur nga dielli i nxehtë i korrikut. Nuk më kishin zënë sytë njeri më të zhaparitur se ai. Djali juaj i zhaparitur / vajza jonë ballëstolisur. (folk.). Plak i zhaparitur.
3. Që është i fishkur, i tharë (për bimët). Gjethet e zhaparitura të fikut po binin një nga një. Mbrapa shtëpisë së vjetër më zuri syri një ftua të zhaparitur.
4. Që është i qëruar a i zhvoshkur (një frut, perime etj.); që i janë hequr zhapat. Fik i zhaparitur.
✱Sin.: i përcëlluar, i rreshkur, i rrudhur, i zhubrosur, i fishkur, i tharë, i qëruar, i zhubrosur.
ZHUBRÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë tërë zhubra, që është zhubrosur. Kostum i zhubrosur. Këmishë e zhubrosur. Jastëk i zhubrosur. Fletore e zhubrosur. Letra ishte e lagur dhe e zhubrosur.
2. Që është mbledhur e është bërë tërë rrudha, që është zhubrosur (për lëkurën, fytyrën etj.); që i kanë dalë rrudha në lëkurë, i rrudhur. Me lëkurë të zhubrosur. Plak i zhubrosur. Me fytyrë të zhubrosur. Me faqe të zhubrosura. Lotët vrundulluan nëpër mollëzat e zhubrosura.
4. Që është fishkur e është tharë nga thatësira a nga vapa e madhe (për bimët). Gjethe (bimë) të zhubrosura.
✱Sin.: i rrudhur, i rrudhosur, i zhubluar, i zhubravitur, i zhaparitur, i rreshkur, i çallapatisur, i tutëluar, i palëzuar, i fishkur, i tharë, i vyshkur.
ZHVOSHKUR (i, e) mb. 1. Që i është hequr lëvorja (për një dru); që është zhveshur (për një kalli misri); i qëruar. Lastarë të zhvoshkur. Misër i zhvoshkur.
2. Që i është rrjepur lëkura petë-petë, që i ka rënë lëkura vende-vende (për njeriun a për trupin e tij ose për kafshët). Me trup të zhvoshkur. Me qafë të zhvoshkur nga parmenda.
3. Që i ka rënë shtresa me të cilën ishte mbuluar, që i është hequr ajo që e vishte etj.; që ka rënë vende-vende, që është rrjepur. Kornizë e zhvoshkur. Mure të zhvoshkura. Suva e zhvoshkur.
✱Sin.: i zhveshur, i qëruar, i lëvoruar, i zhaparitur, i rrjepur, i gërvishtur, i shkëlfitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë