Fjalori

Rezultate në përkufizime për “spektral”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANALIZË

ANALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehetpjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; kund. sintezë. Analizë shkencore. Analizë financiare. Analiza dhe sinteza. Përdor analizën.
2. Shqyrtimi i një çështjeje, i një pune, i një vepre etj. duke e zbërthyer dhe duke e vështruar ngagjitha anët e me imtësi; procesi i hetimit të hollësishëm dhe sistematik për të nxjerrë përfundime. Analiza vjetore. Analizë statistikore kompjuterike. Analiza e punës. Analiza e shkaqeve (e të metave). Analiza politike e ngjarjes. Analiza e sjelljes. I bën analizën. Marranalizë. Analiza zbuloi dobësitë e planit. Analiza matematikore. Analiza objektive. Në analizëfundit (libr.) pasi është shqyrtuar ngagjitha anët, në fundfundit.
3. spec. Zbërthimi i një lëndeelemente për të përcaktuar përbërjen e saj dhe vetitë e elementeve; zbërthimi i një figure, i një vale, i një rrezatimi etj. në elementeveçanta. Analizë kimike. Analizë spektrale (elektrike). Analiza e gjakut (e ujit). Laborator analizash. Përfundimet e analizave. Bën analizën. Mori përgjigjen e analizave.
4. gjuh. Zbërthimi i fjalëve ose i fjalivepjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore, semantike, sintaksore etj. veç e veç. Analiza gramatikore (fonetike, morfologjike, sintaksore, leksikore, kuptimore). Analiza stilistike. Analiza logjike. Analiza gjuhësore ndihmonkuptuarit e strukturësfjalisë.
Sin.: analizim, zbërthim, shkoqitje, përimtim, shqyrtim, shoshitje, qëmtim, qëmtesë, hetim, zbulim.

SPEKTRAL

SPEKTRÁL,~E mb. lidhet me spektrin, që lidhet me zbërthimin e spektrit të rrezatimeve; spektror. Analiza spektrale.

SPEKTROSKOP

SPEKTROSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Pajisje optikeshërben për përftimin dhe vëzhgimin e spektrave të dritës, e përbërë nga një elementshpërndan rrezatimin dhe prodhon spektrin, si dhe një teleskop vëzhgimi. Vëzhgimi përmes spektroskopëve jepdhënadetajuara mbi strukturën spektraledritës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.