Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGATËRRÚAR (i, e) mb. 1. Që është lidhur a bërë bashkë pa rregull, i koklavitur; kund. i çngatërruar, i shkoklavitur. Me flokë të ngatërruar. Lëmsh i ngatërruar. Fletë të ngatërruara.
2. fig. I vështirë për t’u kuptuar a për t’u zgjidhur, i paqartë; i ndërlikuar, i koklavitur. Shprehje të ngatërruara. Mendime (ide) të ngatërruara. Gjendje (punë) e ngatërruar. Ushtrime (probleme) të ngatërruara. Çështje të ngatërruara.
3. I zënë e i grindur me njerëzit. I ngatërruar me të gjithë lagjen.
✱Sin.: i koklavitur, i pleksur, i mpleksur, i korkolepsur, i rrëmujshëm, i turbullt, i ndërliksur, i paqartë, ujem, i vëngër, i ndërlikuar, i vështirë, i stërholluar, i shpupurishur, i shprishur, i tutëluar, i tollovitur, i pështjelluar, i pashkoqitur, i çatrafiluar, i sëkëlldisur, i shkartisur, i trazuar, i çoroditur, i shpupuritur, i rrëmihur.
SHKOKLAVÍTUR (i, e) mb. 1. Që është shkoklavitur, që është shpleksur diçka e ngatërruar; kund. i koklavitur. Nyjë e shkoklavitur.
2. Që është sqaruar një çështje e ngatërruar; i zgjidhur; i shkokëluar; kund. i koklavitur. Problem i shkoklavitur.
✱Sin.: i shpleksur, i zgjidhur, i shkokëluar.
SHKOKËLÚAR (i, e) mb. 1. Që është shkokëluar, që është bërë kokrra-kokrra (zakonisht për misrin); i shkoqur, i thërrmuar. Misër i shkokëluar. Grurë i shkokëluar.
2. Që është zgjidhur (zakonisht për një kokël). Plis i shkokëluar. Pe i shkokëluar.
3. fig. Që është shkoklavitur; i zbërthyer në pjesët përbërëse; i sqaruar; i zgjidhur. Çështje e shkokëluar. Problem i shkokëluar.
✱Sin.: i shkoqur, i thërrmuar, i sqaruar, i zgjidhur.
ÇNGATËRRÚAR (i, e) mb. Që është çngatërruar, i shkoklavitur; kund. i ngatërruar. Zinxhir i çngatërruar. Fije të çngatërruara. Flokë të çngatërruar.
✱ Sin.: i zgjidhur, i shpleksur, i shkoklavitur, i shkokëluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë