Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qurroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NDYJ

NDY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Bëj diçka me baltë, me lyrë, me bojë ose me një lëndë tjetër, e bëjpapastër; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu rrobat. Ndyu vendin ku po punonte. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë). Shkopin, po e ndyvetërë, s’ke ku e kap. (fj. u.) a) po e prishe krejt një punë, s’e ndreq dot më e s’ke nga ta nisësh; b) po pate bërë ndonjë gjë shumëkeqe, s’ke ku të mbahesh më.
2. E bëj t’i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën macja.
3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyn veten me këto ai.
4. euf., jokal. Dal jashtë, bëj nevojën.
Sin.: ndot, zhyej, fëlliq, ndrag, lyej, përlyej, llangos, qelb, pëgëj, palandyj, palavoj, përshkëllij, katranos, vështiros, neverit, turpëroj, cenoj, njollos, zhulos, prish, djallos, moleps, përdhos, shpërdhos, përzhurg, purth, përpurth, pëlyr, leros, zgjyros, laparos, laturis, larushit, gërbul, ajkoj, llackos, llagavit, vangoj, qurroj, sklloçit, përmut, dhjes, jashtëqit.
Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) *dorën (me dikë) përçm. E ndyu (e prishi) *gojën (dikush).

PËRQURR

PËRQÚRR vep., ~A, ~UR kal. E bëj me qurra.
Sin.: përqurros, qurroj, qurros, kërrnjot.

QURROS

QURRÓS vep., ~A, ~UR kal., bised. Qurroj. E qurrosi shallin.
Sin.: qulloj, fëlliq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.