Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VOL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Tri kokrra arra me një tjetër përsipër, me të cilat luajnë fëmijët; pilë arrash a pemësh; kokrra më e madhe, me të cilën fëmijët goditin pilën e arrave kur luajnë, kaqol, qokël. Ngriti volin. Rrëzoi volin. Gjuajnë volin. E goditi volin me kaqol. I bie (gjuaj) volin me kaqol.
2. Sasi fare e vogël pemësh, një grusht; shportë e vogël për pemë. Një vol arra (fiq). E mbushi shportën me disa vola dardha (mollë). Gjyshja na dha nga një vol fiq të thatë secilit prej nesh.
✱Sin.: kaqol, qokël, pilë, çok, shportë.
XHOL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Arra ose guri më i madh, me të cilin goditen arrat e tjera ose gurët e tjerë në një lojë; guri që hedhim e presim në lojën guraçokthi; kaqol; qokël. Xholi i madh. Xhol i rëndë (i lehtë). E gjuajti (e goditi) me xhol. Priti xholin.
2. Pjesë e një sendi në trajtë të rrumbullakët, kokë. Xholi i çomanges.
✱Sin.: kaqol, qokël.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë