Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pluhurosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUBUZHELEM

BUBUZHÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bëhem me baltë a me pluhur; ndotem, fëlliqem. Rruga ishte e keqe dhe u bubuzhelëm të gjithë.
Sin.: përlloçem, baltosem, pluhurosem, llucërohem, llomitem, lerosem.

PLUHUROHEM

PLUHUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pluhurosem. U pluhurua kokë e këmbë.
2. pës. e PLUHURÓJ.

PLUHUROSJE

PLUHURÓSJ/E,~A f. Veprimi kur pluhuros ose kur pluhurosem. Pluhurosja e bimëve. Pompë për pluhurosje.
Sin.: pluhurim, pudrosje, pudrim, shkrifërim.

PUDROSEM

PUDRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lyhem me pudër, bëhem me pudër. U pudros e u lye.
2. pës. e PUDRÓS.
Sin.: pudrohem, pluhurosem, pluhurohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.