Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pellgaçe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËRRAKË

BËRRÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pellg me ujë të ndenjur, hurdhë; vend ku buron ujë dhe rri amull, moçalishte. Ujë bërrake. Rrugë plot bërraka. Po pi ujë bërrakave, / Po ha bar rrëzave. (folk.). Më mirë mbytu në det se në një bërrakë. (fj. u.).
2. Vijë uji e krijuar nga shiu; vijë me ujë të paktë, por që rrjedh me rrëmbim; rrëke, rrëkajë, çurkajë. Ishte e bukur si zanë e shtatin e kishte si bërrakë mali. (folk.). Gjelidarkë, shiubërrakë. ( fj. u.).
Sin.: hurdhë, pellgore, pellg, pellgaçe, bërrakë, lerë, hurdhele, llogaçe, llakë, rrëke, rrëkajë, çurkajë.

HURDHELE

HURDHÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Hurdhë e vogël; pellgaçe.

HURDHË

HÚRDH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pellg i vogël me ujë të ndenjur; gropë e thellë me ujë në rrjedhën e qetë të një deti ose në shtratin e një lumi. Hurdhë e madhe (e vogël, e thellë, e cekët). Zë peshkhurdhë. Ra në hurdhë.
2. fig. Vendi a hapësira rreth e rrotull; rrethi; mjedisi. Hynë në hurdhën e tyre. Hurdha jonë ka punuar shumë mirë.
3. Shpatinëbjeshkë, pa pyje, me bar të imët.
Sin.: pellg, pellgaçe, pellgore, hurdhele, llogaçe.

LLOKAÇE

LLOKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gropë e vogël me ujë; pellgaçe.

PELLG

PÉLL/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend ngaqë s’rrjedh, ngaqë gjen pengesë etj. Pellg i madh (i vogël). Pellg me ujë. Ra (shkau) në një pellg. Ishte bërë udha tërë pellgje.
2. Gropë e madhe, e mbushur me ujë të grumbulluar për ujitje a për qëllimetjera; ujëmbledhës, rezervuar. Pellg artificial. Pellg për të rritur peshk.
3. Vend i thellë në det, në liqen a në lumë, thellomë. Pellg deti (lumi).
4. Sasi e madhe e një lëndelëngët, që është derdhur a është grumbulluar mbi një sipërfaqe. Pellg gjaku. Pellg vaji. U derdh gjaku pellg.
5. gjeogr. Trevëlaget nga një lumë a nga degët e tij; tërësia e mëngëve të një lumi; sipërfaqe ku rrjedhin e ku mblidhen ujëra, burime etj. Pellg lumor.
6. gjeogr. Trevë e gjerëpërfshin një det pak a shumëmbyllur dhe viset rreth tij. Pellgu i Egjeut (i Adriatikut, i Mesdheut).
7. gjeogr. Trevë e ulët fushore, e rrethuar prej malesh; ultësirë; rrafsh i gjerë, i rrethuar me male. Pellgu i Shkodrës. Pellgu i Korçës.
8. Vend me shtresapasura mineralesh a lëndështjera. Pellg i pasur vajguror. Pellg nafte. Pellg qymyrguri. U zbulua një pellg i ri (i rëndësishëm).
9. keq. Mjedis a vend me njerëzkëqij a me njerëzkanë pikëpamje të mykura e keqdashëse, që janështhurur moralisht etj. Pellg kriminelësh (kumarxhinjsh).
10. keq. Gjendje e keqe a e vështirë; moçal, batak. Pellg paragjykimesh. E nxori nga pellgu. Doli nga pellgu ku kishte rënë.
11. fig. Mesi, palca, kulmi (për një periudhë kohe etj.). pellgdimrit.
Sin.: pellgore, llakë, llonxhë, ujore, bërrakë, llumë, çeptirë, gandall, zhakë, syenë, batak, pellgore, pellgaçe, hurdhë, hurdhele, gosë, gropere, ujëmbledhës, rezervuar, basen, matorik, vivar, liqen, gomën, lëmë, gropësirë, ultësirë, liman, gobellë, strum, syenë, zhakë, llogaçe, lerë, kallaçkë, rrafshulët, topil, bujanë, bunar, hurdhore, thellësirë, mbledhës, thellomë, gjol, gjolishte, gorgë, gropore, bende, hauz, moçal, amull, ballanxhë, gandall, harmoç, mes, palcë, kulm.
U pellg. 1. (dikush a diçka). U lag shumë, u tërë ujë, u njom i tëri; u ujë; u qull. 2. (diku). U grumbullua shumë ujë në një vend, u baltos. 3. (dikush). shih u tapë (dikush). bëri pellg (dikush a diçka) më lagu shumë, më lagutërin; më baltosi; bëri ujë; më bëri qull.

PELLGAÇ

PELLGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Shpend sqepgjatëushqehet me krimba etj., duke gjuajturpellgaçe.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pellgaçësh: Pellgaçi sqepgjatë (lat. Limnodromus scolopaceus) pellgaç me trup mesatar e me sqep shumëgjatë. Pellgaçi sqepshkurtër (lat. Limnodromus griseus) pellgaç me trup mesatar me sqep jo shumëgjatë, që lëshon tingujulët “tu-tu-tu”.

PELLGAÇE

PELLGÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pellg i vogël me ujë. Pellgaçet e rrugës. Ra në pellgaçe. E hodhipellgaçe.
Sin.: pellgaçkë, pellgushkë.

PELLGAÇKË

PELLGÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pellgaçe, pellgushkë.

PELLGUSHKË

PELLGÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pellgaçe, pellgaçkë.

SKLLUQ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.