Fjalori

Rezultate në përkufizime për “padukur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DJALL

DJA/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. fet., mit. Qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punëliga; shpirti i keq, e keqja, e liga; dreqi; kund. shenjt. I trembnin me djallin. Djalli s’ka dele dhe shet lesh thuhet për dikëështë shumë i djallëzuar. Djalli e solli, nëma e mori. (fj. u.). Djalli (dreqi) nuk është aq i zi sa e bëjnë (sa duket). (fj. u.). Të ligun s’e nget as djalli. (fj. u). Të lë djallibësh pashkë. (fj. u).
2. fig., bised., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira, dikush që e ka dreqin (djallin, të paudhin) në bark; dreq. Është djall. S’të ndihmon ai djall. gjithë djajtë ngjajnë. (fj. u.).
3. bised., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhegjendjevështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; dreq. Ishte djalli vetë. Është i mirë, djalli! I vjen ndoresh për të gjitha djallit. - Ç’je një djall ti!
4. bised. (me përemrin pyetës ç’ dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?) Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. - Ç’djall kërkon? - Ç’djall e pruri? (e solli?) ku e gjeti kohën tanierdhi? - Ç’djall e shtyurrinte (të shkonte, ta bënte, të fliste...)?
Sin.: shejtan, dreq, demon, i mallkuar, qoftëlarg, largnesh, largkëtej, lanet, i paudhë, i paqenë, i papjesë, i paemër, mospastëpjesë, i padukur, i pagojë, plotgojë, hajujk, punëkeq, tartakut, brijanac.
*Avokat i djallit. U për djall (për dreq) (dikush a diçka) u keq e më keq; u prish fare, u djallos; u për lumë. E çoidjall (në dreq) keq. bised. 1. (diçka). E flaku tej, se nuk vlente a s’mundpërdorej më. 2. (dikë). E dërgoi shumë larg dikë, e dërgoi në një vend ku njeriu vuan e heq; e çoi prapa diellit. S’i di djalli (dreqi) përrenjtë iron. thuhet për dikëpërpiqetshtiret sikur nuk di gjë për diçka. Djalli (dreqi) me të birin bised. gjithë pa dallim, edhe ata që s’duhen; të mirë e të ligj. Djall (dreq, shejtan) me brirë njeri kokëfortë; njeri shumë i keq e shumë i djallëzuar. Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. s’e kupton askush ç’është a ç’po ndodh, s’merret vesh fare; tartari e merr vesh! Një djall (një dreq) e gjysmë bised. shumë; mjaft shtrenjtë. Ç’djallin (*dreqin) ke? keq. Djall o punë! bised. përdoret si pasthirrmë për të shprehur zemërim, pakënaqësi etj. (Ikën, ruhet) si djalli (si shejtani) nga temjani (dikush) ikën menjëherë e me frikë nga diçka e keqe, largohet shpejt e shpejt i trembur; i ruhet e i shmanget me çdo kusht dikujt a diçkaje, ia ka shumë drojen. *Dredha e djallit keq. I fryn djalli (shejtani) në *vesh (dikujt). I hipën (i kërcyen) djajtë (dreqrit) (dikujt) u zemërua keq, u egërsua shumë, u tërbua nga inati; i hipën (i kërcyen) kacabunjtë. I ka hyrë djalli (dreqi) në bark (dikujt). 1. Është bërë zemërlig, smirëzi e keqdashës; nuk do t’i shohëtjerët mirë, u dëshironkeqentjerëve; është shumë i djallëzuar; është tërbuar nga inati; ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). 2. I ka hyrë lakmi e madhe për pasuri etj. I kalli (i futi) djallin (dreqin) (dikujt a diçkaje) bised. e la e nuk e çaukokën për dikë a për diçka, nuk do t’ia dijë më e nuk pyet fare për të; e braktisi; nuk çau kokën (dikush); i kalli ujkun; i kalli bretkun; i kalli (i futi) murtajën; i kalli (i futi) flamën. Ç’djallin (*dreqin) ke? bised. Ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush) shih i ka hyrë djalli (dreqi) në bark (dikujt). Ka djallin me vete (dikush) keq. është shumë dinak, është i djallëzuar e hileqar; i punon mendja gjithmonë për keq; ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark; ka dhelprënbark; ka shejtaninbark. E mori (e hëngri) djalli (*dreqi) (dikë a diçka) bised. marrtë djalli (dreqi)! mallk. e pësofsh!, shkofsh keq e më keq! E mori (e hëngri) djalli (*dreqi) (dikë a diçka) bised. polli djalli (dreqi) bised.dolën telashe e vështirësipaparashikuara, më dolën ngatërresamëdha; më ndezi; gjeta belanë. shtiu djajtë (dreqërit) (dikush) bised. egërsoi shumë, më zemëroi keq; më tërboi; ngriti nervat. Shtie (fut) djallin (*shejtanin) në shishe (dikush) shaka. Vajti (shkoi) në djall (në dreq) (dikush) keq. 1. Vajti shumë larg, u zhduk e s’e shohim më; vajti (shkoi) prapa diellit. 2. E pësoi shumë keq; u keqësua fare. 3. (diçka). U prish fare, u shkatërrua sa më s’ndreqet; vajti (shkoi) në dreq. djall (në dreq) të vejë (të shkojë)! mallk. prapa diellit vaftë!, mos ia pafsha sytë!; prapa diellitvejë! dhe djallin për *veshi (dikush).

HIJE

HÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Hapësirë e errët a me fare pak dritë pas një trupi, që nuk lë të kalojnë nëpërrrezet e diellit ose të një burimi tjetër drite; mungesë drite ose errësirë jo e plotë pas dikujt a diçkaje që e zë dritën; faqja e errët e trupitanën e kundërtndriçimit të tij. Hija e drurëve (e lisit, e fikut, e arrës). Hija e reve. Në hijeshtëpisë (të mullarit). Bën (lëshon) hije. I bën hije. Hija e njeriuttokë. Hija e trupit (e kokës, e dorës, e gishtërinjve). Hija e aeroplanit. Hija e një trupi në mur. Gjatësia e hijes. Drejtimi i hijes. Teatër (shfaqje) me hijeperde. E ndiqte pas si hije. Hije e plotë (e gjatë, e shkurtër).
2. Vend me pak dritë, me mungesëpjesshmedritës ose gjysmerrësirë, ku zakonisht nuk bien rrezet e diellit, vend që s'e rreh dielli. Hije e madhe (e dendur, e lehtë). Vend (rrugë) me hije. Koni i hijes së një planeti. Gjysmërruzulli i zhyturhije. Anahije e Hënës. Ka hije. Vë në hije. Rri (shtrihet, futet, hyn) në hije. Rritethije. Mat temperaturënhije. Hija e mbrëmjes (e natës). Në hijen e bodrumit (e pusit). Lisit shihi hijen, njeriut shihi mendjen. (fj. u). Njeriu matet me mençurinë dhe dijen e tij, ndërsa një objekt me funksionin që ai jep ose ofron.
3. Figurë e paqartë e një njeriu ose e diçkaje tjetërerrësirë, pamje e turbullt e dikujt ose e diçkajeerrësirë a në mjegull. Hije e turbullt. Hija e një njeriu. Hija e një shtëpie. Dukej një hije. Lëviznin disa hije.
4. Njollë e errëtdiçka, pjesë e errët rreth diçkaje. Hijet e faqeve (e fytyrës). I ka sytë me hije. E ka lëkurën me hije.
5. tek. Figurë e errëtduket në një pjesëtrupit (figura e kockave, e zemrës etj.), kur e shohim me një aparat; vendi ku duket kjo figurë. Hija e mushkërive. Hija e kockavegrafi.
6. art. Njollë e errët a vijatregojnë pjesëtpak të ndriçuara në një pikturë. Hije e thellë (e lehtë). Dritë dhe hije.
7. fig. Vend i mënjanuar që nuk bie në sy; vend i qetë larg telasheve e kokëçarjeve; pozitë shoqërore pa rëndësi, pa nderime e pa lavdi. Zuri një hije. U struk në një hije. E kaloi (e shkoi) jetënhije. Doli nga hija.
8. fig. Diçka që ia ul a ia errëson vlerat e meritat e një njeriu, diçkakrijon një dyshim për sjelljen ose për qëndrimin e dikujt, që ia prish a ia njollos emrin e mirë; njollë. I hodhi një hije krijoi një dyshim për të. Bie një hije mbi të. Kjo ngjarje i la një hije. Kishte një hijebiografi.
9. fig. Pamje e një njeriu a e një sendi, ajo që na bie në sy në tërësinë e tipareve të një njeriu a të një sendi dhe na krijon një përshtypjecaktuar; shprehje e gjendjes shpirtëroretrishtuar a të shqetësuarfytyrën a në sytë e njeriut. Hije e zymtë (e frikshme). Ka hijerëndë. Mori një hije tjetër. Ka ndërruar hije. Ishtehijebabait kishte pamjen si i ati, i ngjante t’et. I ra një hije e zezëfytyrë. Shtëpia kishte hijekeqe (të zezë).
10. Pamje e një njeriu shumëdobësuar e të tretur nga një sëmundje etj. Ishte bërë hija e vetvetes ishte dobësuar shumë. I ka mbetur vetëm hija është tretur fare, është bërë kockë e lëkurë.
11. fig. Pamje e bukur dhe e mirë e diçkaje; të qenët i hijshëm; hijeshi, bukuri; pamje, dukje. Hija e vashave. Hija e vendit. Duket gjithë hije. Ka marrë hije dhëndri. I ka rënë hije burri. I bëj hije diçkaje e zbukuroj, e bëjhijshme. I kanë hije rrobat i rrinë bukur rrobat, i shkojnë mirë. Nuk i ka hijeflasë kështu nuk është e hijshme, nuk është mirëflasë kështu. Shtat e hije, mend asnjë fije. (fj. u.) i bukur dhe i hijshëm, por pa mendkokë.
12. fig. Vegim i diçkaje, që i duket një njeriu me fantazisëmurë sikur e sheh me sy; fantazmë; xhind. Hije e ligë. Hijet e rënda. Hijet e natës. Hija e t’et. Besonte se e ndiqnin (e kishin zënë, e kishin shkelur) hijet. I doli (iu shfaq) hija e të vrarit. I rëntë hija! (mallk.) Vjen si hije vjen befas, vjen papritur.
13. fig. Shfaqje a shëmbëlltyrë e dobët e diçkaje; mbresë e vogël a gjurmë e parëndësishme e diçkaje; gjurmë, përjetim. Hija e së vërtetës. Hije dëshpërimi (trishtimi, shqetësimi, dyshimi). Hije gëzimi. Hijet e së kaluarës. La hije diku a në diçka.
Sin.: errësirë, gjysmerrësirë, njollë, pamje, gjurmë, hijeshi, bukuri, dukje, pamje, vegim, vegulli, haluçinacion, fantazmë, shfaqje, shëmbëlltyrë.
U hije (dikush). 1. shih u kockë e lëkurë (dikush). 2. U përpoqfshihej që të mos e shihte njeri, u zhduk nga sytë (nga turpi, nga frika etj.). 3. shih tund (luan) derën (dikush). Iu hije (dikujt). 1. U lidh ngushtë me një njeri dhe nuk i ndahet asnjëherë; e ndjek hap pas hapi dhe i shërben me besnikëri; iu qep, iu ngjit. 2. E mbron shumë dikë; i bëhet mburojë. Jam bërë me hije dyshoj për gjithkënd e për çdo gjë, më ka hyrë dyshimi a më ka zënë mosbesimi ngaqëkanë ndodhur ngjarjepapritura e të pakëndshme, ngaqë ma kanë hedhur e ma kanë punuar etj.; ia kam frikën dikujt a diçkaje edhe kur nuk e di ç’do të ndodhë. I bëj hije (dikujt). 1. E vë dikë brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; vë në hije (dikë).2. I shërbej me shumë besim një njeriu, i shërbej verbërisht, shkoj pas tij symbyllur. 3. Ia ul vlerën dikujt me meritat a me punën time, bëj që të tjerët të mos ia njohin vlerat, ta çmojnëpak e ta largojnë vëmendjen nga ai. Mos na bëj hije! shaka. mos na mërzit, mos na bezdis. Nuk i bën hije (askujt) nuk pengon asnjeri dikush, nuk i nxjerr pengesa askujt; nuk prish punë. Nuk bën hijediell (dikush) është njeri fare pa rëndësi; nuk e përfill askush, është i lënë mënjanë, sikur s’është i gjallë. Bën hije mbi dhe (dikush) keq. është, sa gjendet; është gjallë, sa rron; rron pa kryer ndonjë punëdobishme, s’ka vlera e nuk vepron mbi askënd e mbi asgjë. Nuk i bën hije (as) vetes (dikush) është i pazoti për të bërë një punë, nuk është i zoti për asgjë; as për vete s’është. I ra një hije (dikujt) u zbukurua; ka marrë një pamjekëndshme e të veçantë; i ra një nur. I ra një hije e zezë (dikujt) u mërzit a u inatos keq, u i vrazhdë; u err, u zymtua; bëhet zemërak e kërcënues. Fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. mundohetkotmbulojë një të keqe që ka bërë, përpiqetkot t’i fshehëmetat e gabimet, mbrohet me mjete e mënyradobëta; fshihet pas gishtit; fshihet prapa hostenit. Fshihet nën hijen e shuplakës (dikush) tall. shih fshihet pas hijes së gishtit (dikush). Fshihet pas hijes së vet (dikush) shih fshihet pas hijesgishtit (dikush) tall. I ha hijen (dikujt). 1. Bëjdikush të mos jetë më; e zhduk, e shfaros. 2. E mposht dikë, e mund, e vë përpara dhe e thyej. 3. Mbijetoj, jetojshumë se një tjetër, e përcjell dikë nga kjo jetë. Hedh hijeI (dikush a diçka) rritet, zhvillohet; lartësohet me trup; hedh (lëshon) shtat; hedh (lëshon) bojë. Hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka) krijon një dyshimkeq për dikë a për diçka, e paraqit jo mirë; e fsheh, e bënturbullt, të errët a të paqartë për të mos u dukur siç është; i hedh hije (dikujt a diçkaje). I hedh hije (dikujt a diçkaje) shih hedh hijeII (mbi dikë a mbi diçka). Hijet e bardha euf. etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e liga. Hijet e liga etnogr. xhindet, fantazmat; hijet e bardha euf. Ka frikë nga hija e vet (dikush) është shumë frikacak, nuk ka fare guxim, trëmbet nga gjithkush e nga gjithçka; nuk guxon t’ia hyjë një pune a të ndërmarrë diçka; është shumë i druajtur e nuk ka fare besim te vetja. Hije lisi dikush që ka të gjithamirat; ai që u bën ndergjithëve, tek i cili shkojnëgjithë; kund. hije shtogu. Hije shtogu dikush a diçka që s’ka vlerë, i padobishëm, pa asnjë rëndësi; kund. hije lisi. I ka hije (diçka) i shkon, i përshtatet, i vete, e hijeshon; i ka lezet. S’i ka hije (dikujt) nuk është mirësillet a që vepron ashtu, nuk i shkon për moshën a për detyrën që ka; s’ka lezet (për dikë); s’i bie (s’i shkon) për shtat. Nuk ka hije lisi (për dikë) nuk ka vendrehatshëm (që e dëshiron shumë); nuk gjendet një vend i qetë për të. Ka hijerëndë (dikush) është shumë serioz, ka pamjen që të bën t’i druhesh e të mos guxosh t’i afrohesh; ka pamje a qëndrimegër. Pastë hijen e vet! (dikush) keq. 1. Qoftë atje ku është! (për një të vdekur kur e përmendim). 2. Qoftë ai që është, nuk duajem si ai a të kemnjëjtin fat; s’dua t’ia di për të. Kërkon hijebahçetjetrit (dikush) iron. është shumë dorështrënguar e përfitues, është njeri zemërngushtë e lakmitar; përpiqetkursejë edhediçka pa ndonjë vlerëmadhe; nxjerr dhjamë nga pleshti; mjel (edhe) morrin iron. I la hijen (dikujt) iron. u largua dikush papritur, shpejt e fshehtas prej dikujt; iku e nuk e gjen dot më dikë, me të cilin mbetet diçka pa zgjidhur; i la opingat (në dorë). E la në hije. 1. (diçka). Nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi; e la të paqartë diçka; e la në errësirë2; e la në mjegull; e la në tym; e la zhyt. 2. (dikë). Nuk e përmendi a nuk e përfilli shumë dikë, nuk e vuridukje, nuk e la të shfaqet; nuk ia vari shumë; e la në errësirë; i vuri (i hodhi) lerë (dikujt a diçkaje); i hodhi gurë (dikujt). I lë hijezezë (dikujt a diçkaje) e njollos dikë, e përlyen, e poshtëron; e bën me turp, i jep nam të keq, e turpëron; i hedh baltë. Lëshon hije pa dalë dielli (dikush) tall. e bën diçka para kohe, nxiton e bën një punëpapjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar. marrsh hijen! mallk. vdeksh!; marrshkeqen! Mori hijen *përposhtë (dikush) mospërf. Matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. e vlerëson vetenshumë se sa është në të vërtetë, i duket vetja i madh, e mburr veten dhe nënvlerësontjerët; kërkonshumë nga sa vlen; matet me hijen e vet. Matet me hijen e vet (dikush). 1. keq. shih matet me hijen e mëngjesit (e mbrëmjes) (dikush) keq. 2. I vlerëson drejt aftësitë e mundësitë e veta, është i vetëdijshëm për vlerat që ka; i peshon mirë gjërat sipas fuqisë së vet, pa u mburrur, pa u rrëmbyer e pa u ngutur; tregohet aq sa është. E mban nën hijen e vet (dikë) kujdeset shumë për dikë dhe e mbron; e ka nën kujdes e nën mbikëqyrjevazhdueshme. E mbajhijehostenit (dikë) e ruaj me kujdes e me merakmadh; kujdesem shumë e për çdo gjë për dikë; e mbaj me të gjithamirat; e mbajpëllëmbëdorës. Mbetihije. 1. (diçka). Nuk u sqarua a nuk u ndriçua mirë, nuk u zbulua, mbeti e errët, e paqartë. 2. (dikush a diçka). Nuk i kushton askush vëmendje, është si i harruar e i shpërfillur, nuk e vlerëson e nuk kujdeset askush për të; është lënë mënjanë. Pret *ftoin (kumbullën) për t’i lëshuar (për t’i bërë) hije kungullit (dikush) keq. Rrihije (dikush) nuk do të duket, nuk do të shfaqet, rri i tërhequr e i padukur, nuk del haptas e nuk do që të bjerë në sy; nuk përzihet në një çështje; rri mënjanë. Rron (është) hijen (e dikujt) keq. 1. Është nën mbrojtjen e dikujt, dikush kujdeset për të dhe e mbron. 2. Është nën sundimin e dikujt; drejtohet nga dikush. shkel hijen (prapa) (dikush). 1. Është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e të arrin; s’të ndahet hap pas hapi; nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt). 2. Është shumë i aftë e i zoti për të bërë diçka; merr gjak vetull. Nuk ia shkel (dot) hijen (prapa) (dikujt) është shumë i shpejtë, nxiton a vrapon shumë shpejt e s’e zë dot asnjeri; shkel hijen (prapa) (dikush). I trembet hijes së vet (dikush) keq. shih ka frikë nga hija e vet (dikush). E vë në hije (dikë) e fut brenda në një vend, e mbyll diku; e strehoj; e marr nën kujdes, përkujdesem për të; e vë hije të rigonit. E vë në hije të rigonit (dikë) e marr nën kujdes dikë, përkujdesem shumë për të; keq. tregoj kujdestepruar e vëmendjemadhe për një njeri që nuk e meriton; i bëj hije (dikujt); e vë në hije. Vret *barkunhije (dikush) iron. vraftë (të shkeltë) hija! mallk. vdeksh!

PADUKUR

PADÚKUR (i, e) mb. Që nuk duket; i padukshëm, i papashëm. Zjarr i padukur. Filloiflasë përçart me njerëzdukur e të padukur.

PLASJE

PLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plas ose kur plaset diçka. Plasja e murit. Plasja e minave (e granatave). Plasja e lëkurës. Plasja e luftës (e kryengritjes).
2. Forca shkatërruese dhe zhurma e një lënde plasëse, e një bombe etj. kur shpërthen; shkatërrimi i diçkaje me anëndonjë lëndeveçantë plasëse; shpërthim. Plasje shurdhuese. Plasje bërthamore. U dëgjuan ca plasje. Bombë me plasjengadalshme (të vonuar) (usht.).
3. E çarë e vogëldiçka, plasë. Plasje kocke. Ka një plasje.
4. veter., mjek. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një puçërrzezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë. Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes. Plasja e preftë! (mallk.) I rëntë plasja! (mallk.).
Sin.: pëlcitje, shpërthim, plasë, plasaritje, e padukur, mishëz, shpretkë, erëkeqe, gjëmim, ashpërsim, krisje, e krisur, çarje, e çarë.
Ç’i këllet plasjen! bised. shih ç’i këllet flamën! bised. vjen plasje (për diçka) më vjen shumë inat që ka ndodhur ose që s’ka ndodhur diçka, s’duroj dot e po pëlcas nga inati; vjenpëlcas.

ZHDUKUR

ZHDÚKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është më i gjallë, që është shuar nga faqja e dheut, që është shfarosur. Lule (bimë) e zhdukur. Nënlloj i zhdukur. Vullkan i zhdukur. Sendezhdukura. Qytetërim i zhdukur. Tigri Javan u shpall i zhdukur. Dialekti istrian është një dialekt i zhdukur i gjuhës shqipe. Mendtë e mia atje mbenë, / Qenkej Çajupi i bukur, / Lulelule një flutur, / Nëpër sheshe i padukur e i zhdukur!
2. Që nuk shfaqetasgjëkundi a që nuk dihet se ku është; i humbur. Shokët e zhdukur. Njeri i zhdukur (drejt.) njerimungonvendbanimin e tij për më shumë se një vit pa dhënë asnjë lajm. Tash dy vjet i zhdukur, i zhbërë, i harruar, nuk e njihteaskushkatund. U mendua si i zhdukur në det.
Sin.: i shuar, i shfarosur, i humbur, i harruar, i zhbërë, i likuiduar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.