Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MBRETËRÓR,~E mb. 1. Që i përket mbretit, i mbretit; që ka lidhje me mbretin ose me pushtetin e tij; që vepron në emër të mbretit. Familja mbretërore tërësia e pjesëtarëve të familjes së mbretit. Pallati mbretëror. Banesë mbretërore. Roja (garda, ushtria) mbretërore. Stema (kurora) mbretërore. Froni mbretëror. Oborri mbretëror. Dekret (urdhër) mbretëror.
2. Përdoret si pjesë e dytë në disa emërtime institucionesh qendrore etj. në vendet me regjim monarkik: Universiteti mbretëror. Akademia (biblioteka) mbretërore. Parku mbretëror.
3. fig. I shkëlqyeshëm, madhështor; i shtrenjtë, i pasur, shumë i kushtueshëm. Veshje (pamje, ecje, lëvizje) mbretërore. Qëndrim (salltanet) mbretëror. Darkë (pritje) mbretërore. Dhuratë mbretërore.
4. Pjesë e dytë e një emërtimi për një përzierje kimike që përdoret për të shkrirë veçanërisht metalet e fisme. Ujë mbretëror përzierje e acidit klorhidrik me acidin nitrik të përqendruar, në raportin vëllimor 3:1, i cili mund të shkrijë edhe arin, platinin dhe tantalin, të cilët nuk reagojnë ndaj këtyre dy acideve të aplikuara veç e veç.
NITRÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Kripë e acidit nitrik. Nitrat argjendi. Nitrat natriumi. Nitrat amoni. Nitrati reduktohet në nitrite nga veprimi i enzimave.
2. bised., bujq. Pleh kimik në trajtë kokrrizash të bardha, që tretet lehtë në ujë, nitrat amoni, pleh azotik. Hedhja e nitratit. Plehërojnë tokën me nitrat.
NITRIFIKÍM,~I m., kim. Procesi biologjik i shndërrimit të amoniakut dhe i kripërave të amonit në kripëra të acidit nitrik; kund. çnitrifikim. Procesi i nitrifikimit. Frenuesit e nitrifikimit. Oksidi i azotit është nënprodukt i nitrifikimit. Parandalimi i nitrifikimit.
NITRIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Shndërron amoniakun dhe kripërat e amonit në kripëra të acidit nitrik; kund. çnitrifikoj. Nitrifikoj bakteret. Azoti i trupit të mikroorganizmave që vdesin, shndërrohet duke nitrifikuar bakteret në kripëra të acidit nitrik.
NITRÍK,~E mb., kim. Që ka në përbërjen e vet azot, azotik, i azotit. Acid nitrik lëng më i rëndë se uji, pa ngjyrë e me erë të fortë, gërryes dhe helmues, që përdoret në industri. Jone të dëmshme nitrike. Azot nitrik (kim., bujq.) lidhje kimike e formuar nga tre atome oksigjeni dhe një atom azoti dhe që shërben si pleh për ushqyerjen e bimëve me lëndë azotike.
NITRÍT,~I m., kim. Kripë e acidit nitrik. Ushqime të pasura me nitrit sode. Nitritet ekzistojnë në ushqimet e përpunuara. Përdorimi i nitritit të azotit, ose gazi gazmor. Nitrit natriumi përdoret si fiksues ngjyrash dhe si ruajtës për mishrat dhe peshkun, në farmaceutikë dhe si antidot për helmimin me cianid.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë