Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INKORPORÚES,~E mb. 1. Që inkorporon, që ndërfut.
2. gjuh. Që i inkorporon a i ndërfut njësitë gjuhësore në strukturën morfemore të një fjale. Gjuhë inkorporuese.
NDËRFÚTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur ndërfut a kur ndërfutet diçka; ndërkallje. Ndërfutja e fjalëve (e reklamave). Ndërfutja e ujërave. Ndërfutja e qytetit në një trekëndësh ekonomik. Ndërfutje në procedurën e emërimit.
2. Diçka që ka hyrë ndërmjet dy gjërave të tjera ose ndërmjet pjesëve të një sendi. Ndërfutje ranore (gjeol.). Ndërfutje në shkëmb (gjeol.).
3. mjek., biol. Masë jo e gjallë midis dy pjesëve të qelizës (një pikë yndyre në citoplazmën e qelizës etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë