Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mollois”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATHË

BÁTH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Vicia faba; Faba vulgaris) Bimë barishtore njëvjeçare me gjethe paktrasha, me lulebardhamanushaqe e me një pikëerrëtpetla, e cila mbillet për të pasuruar tokën me azot dhe për bishtajat e kokrrat; bishtajat dhe kokrrat e kësaj bimepërdoren për ushqim; grashinë. Bathë kokërrvogël. Bathënjoma (të thata). Ndryshku i bathës. Gjellë me bathë. Miell bathe. Mbjell bathë. Sot pështyn bathën e nesër lëpin fuçkën (arb.). (fj. u.). Siç duken bathët e priftit, as mot s’kemi pashkë. (folk.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj bime. Bathë deti (lat. Ceratonia siliqua) çiçibanoz. Bathë e egër (lat. Narcisus pseudonarcissus) bimë barishtore njëvjeçare e egër, e helmët, me gjethe paktrasha, me lulebardhamanushaqe me një pikëerrëtpetla, që rritet zakonishtvende malore dhe bën bishtajambushura me kokrra; brukth.
3. Fasule. Bathë qorre. Tërë jetën ka ngrënë bathë ka mbetur shumë i varfër.
Bathë, bathë po një kokërr (një koqe) (dikush) iron. njëjtën gjë po thotë dikush, sa herë po atë gjë përsërit, është ngulur te po ajo kërkesë, ankesë etj.; i bie një (po atij) avazi; i bie jongarit (në një tel); i bie fyellit në një brimë; i bie po atij teli. Jo bathë, po fasule shih mish me presh e presh me mish. Një bathë e një kokërr shih buka e një mielli. Bathë e mbirëudhë njeri i vetëm e pa asnjë përkujdesje, njeri pa prindër, pa vëllezër e pa motra, njeri pa njeri; jetim që nuk ka askënd për t’u përkujdesur. Bathë ka ngrënë e bathë mollois (bathë ka parë e bathë tregon) (dikush) mospërf. ka pak përvojë nga jeta, aq di e aq thotë; nuk është njeri i shëtitur. Bathë shtatëjavëshe mospërf. 1. Njeri ende i ri; dikush jo shumë i vjetër. 2. Njeri i papjekur, kalama, fëmijë. Siç duken (siç tregojnë) bathët... me sa duket..., siç tregojnë shenjat... (Janë) bathë të një gëzhoje tall. janë pothuajse njëlloj, janë shumëngjashëm me njëri-tjetrin, i përshtaten njëri-tjetrit (zakonisht për keq); pjekin bukë në një çerep; janë të një sahani keq. Janë bathët të numëruara është e shtrënguar ekonomia e shtëpisë; janëkufizuara mundësitë, s’ka shumëardhura. I ka bathët *të mbara (dikush). I ndaj bathët e nxjerrvërtetënshesh; e them diçka ashtu siç është; them se kush ka të drejtë e kush jo; i vë pikë (diçkaje) libr. U ngopa me bathë u mërzita nga një gjë e përsëritur dhe bajate, po ajo gjë çdo ditë. Shtie me bathë (dikush) tall. shkon me hamendje, i merr me mend gjërat; hedh fall. ziejnë bathët kam shumë shqetësime e telashe sa nuk di ç’të bëj, s’di nga t’ia mbaj; zien (më mizëron) koka; më buçet koka; më vjen (më sillet) festja (takija) vërdallë.

MOLLOIS

MOLLOÍS vep., ~A, ~UR krahin., kal. 1. Rrëfej, flas, tregoj. Çfarë ëndërron natën, i mollois ditën. Ai na molloiste se ku janë vendet më të bukura. Ka shumë për të molloisur.
2. Mendoj, thur, krijoj, sajoj. Seç mollois në rradaken e tij!

MOLLOVAT

MOLLOVÁT vep., ~A, ~UR kal. Mollois.

PLAKË

PLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grua e vjetërmoshë. Plakë e mençur. Plakë e fortë. Plakat dhe nuset. Na ishte njëherë një plak dhe një plakë... (kr. pop.). Bar plakash (bot.) lulevjeshtë. Plaku në Stamboll, plaka mollois këtej. (fj. u.). U dogj plaka prej kungullit dhe u fryn lozeve. (fj. u.).
2. bised. Gruamoshëmadhe, që është kryetare familjeje etj. Plaka e shtëpisë. U kthye plaka. Si ta quajnë plakën?
3. zakon. sh., etnogr. Tri ditëftohtafundmarsit a në fillimprillit, që lidhen me një përfytyrim popullor për një plakë, e cila, duke kujtuar se kishte ikur dimri, shau marsin dhe për këtë ai e ngriuvend; shkundadimër, plakat e marsit. Ikën plakat.
E bën plakën *nuse (dikush). E di (e njoh, e kam) si plaka furkën (diçka) e di shumë mirë, e njoh me hollësi, e kam shumëlehtë ta bëj diçka, mund ta bëj a ta përdor pa ndonjë vështirësi; e kam bukë me djathë; (e di) majëgishtave; (e njoh)thumb e në potkua. Si plakamulli tall. shumë mirë, me gjithëmirat, rehat; pulëgrurë (në thekër, në mulli).
Sin.: kryefamiljare, plakamane, plakarece, plakarushe, plakaruqe, plakoshe, plakuce.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.