Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARRAKÓTËS,~E mb. Që të marrakot, marramendës. Rrotullim i shpejtë marrakotës.
MARRAMÉNDTË (i, e) mb. Marramendës. Ndaloi para një ujëvare të marramendtë.
MARRAMÉNDËS,~E mb. 1. Që të merr mendtë, që të shkakton marrje mendsh. Rrotullim marramendës. Qytet marramendës. Ndërtesë me ndriçim marramendës.
2. fig. Që arrin nivel shumë të lartë, jashtëzakonisht i madh. Shitet me çmim marramendës. Janë tarifa marramendëse. Mori një bonus marramendës. Kishte borxhe (abuzime) marramendëse. Ka ndodhur një evolucion marramendës. Trafiku marramendës i anijeve.
✱Sin.: trullosës, shushatës, hutues, turbullues, trallisës, kalamendës, i madh, i lartë.
SHURDHÚES,~E mb. 1. Shumë i lartë, shumë i fortë, që të shurdhon (për zëra e zhurma). Zë (gjëmim) shurdhues. Zhurmë (shungullimë, krismë) shurdhuese. Klithma (ulërima) shurdhuese.
2. fig. Që të merr mendjen, që të huton e të shushat, që bëhet me bujë e me zhurmë të madhe. Propagandë shurdhuese. Deklarata shurdhuese.
✱Sin.: shushatës, marramendës, gumëzhitës, i zhurmshëm, i zhurmët, piskatës, çjerrës.
TRULLÓSËS,~E mb. Që të trullos, që të qorrollis. Rrotullim trullosës. Goditje trullosëse. Fjalë (zhurmë, vapë, raki, verë) trullosëse. Pije trullosëse. Bar trullosës.
✱Sin.: hutues, marramendës, kalamendës, turbullues, qorrollisës, shastisës.
TURBULLÚES,~E mb. 1. Që të ngacmon e të merr mendjen, që të turbullon. Aromë (erë) turbulluese. Pamje turbulluese.
2. fig. Që shkakton rrëmujë me qëllim, që përpiqet të keqësojë gjendjen a të prishë qetësinë, që shkakton trazira. Elementë turbullues.
3. fig. Që të sjell shqetësim të brendshëm, që të errëson gjykimin. Mendim turbullues.
✱Sin.: marramendës, trallisës, trullosës, çorientues, shastisës, shqetësues, mallëngjyes, ngatërrestar, çoroditës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë