Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kotëletë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOTËLETË

KOTËLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjell. 1. Copë mishi nga brinja e një qengji a e një keci, që hahet e skuqur, pasi është pluhurosur me pak miell. Mish për kotëleta. Hëngri një kotëletë.
2. Bërxollë. Kotëletë e skarës.

VIÇTAK

VIÇTÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ushq. Kotëletë, bërxollë me mish viçi. Viçtak me mish viçi. E përgatiti mishin për viçtakë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.