Fjalori

Rezultate në përkufizime për “haber”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ERË

ÉR/Ë,~AI f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Rrymë e madhe ajrilëviz horizontalisht. Erë e ftohtë (e ngrohtë). Erë e lehtë (e fortë, e tërbuar, e hollë, e lagësht, e thatë). Erë pranverore. Era mëngjesore. Era e malit (e fushës). Era e diellit erafryn nga lindja. Era e lindjes (e perëndimit, e veriut, e jugut). Erë bore (shiu) erë që sjell borë (shi). Erë me shi (me dëborë). Forca (shpejtësia) e erës. Drejtimi i erës. Matës i erës. Mot me (pa) erë. I shpejtë si era. Fryn erë. Fishkëllen era. Pushoi (ra) era. Të than (të pret, të shkurton, të gërryen) era. E rreh (e zë, e kap, e ha) era. Vend i mbrojtur nga era.
2. bised. Ajër. Vrimë (baxhë) për erë. Shtie (qëlloj) në erë. Fluturoi në erë. Marr erë marr frymë.
Sin.: rrymë, ajër.
U erë (dikush) iku me vrap, vrapoi me shpejtësinë më të madhe, fluturoi menjëherë; u zhduk shumë shpejt; u veri; u tym1; (u ) tym e mjegull; (iku) tym dose; u lepur; ia mbathi me të katra; s’i zënë këmbët dhe (dikujt). Bën (ngre) *kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. Bie (mban) erë *barut. Bie (mban) erë *myk. I bie koka erë hallvë (dikujt) keq. është plakur shumë, nuk ështëgjendjemirë mendore, është matufosur; i janë thartuar (i janë uthulluar) trutë; i kanë rrjedhur trutë. Erë më erë gjithkund, kudo; gjithandej. Erë mali dikushështë i rrëmbyer ose shumë mendjelehtë dhe i papjekur; ia ka marrë mendtë era (dikujt); e ka mendjen veri. Erë me shi diçka e papritur, e shpejtë a me rrëmbim; diçkakalon shpejt e rrëmbyeshëm.*Fjalë në erë. Flet në erë (dikush) flet pa u menduar; flet a premton kot, pa asnjë siguri, grin kot; flet në tym; prashit në erë keq.; flet pa doganë; grin sallatë bised.; grin lakra bised.; rreh ujë në havan; çan dërrasa bised.; i bie legenit bised. Fluturon në erëI (diçka) shkatërrohet krejt, prishet kot, vete dëm; fluturonajër. Fluturon në erëII (dikush) i merr gjërat lehtë, nuk mendon thellë; i duket çdo gjë e arritshme, nuk i kupton vështirësitë; është mendjelehtë e i rrëmbyer; fluturonhava. Fryjnë erërat (për dikë a për diçka) libr. vjen diçka që e nxit ose e pengon një ndryshim, zhvillim a përparim, krijohen kushte nxitëse a penguese. Hedh në erë (diçka). 1. E prish krejt diçka, e shpërthej, e shkatërroj me lëndë plasëse; hedhhava. 2. I prish menjëherë planet e dikujt, i shkatërroj krejt; hedhhava. Ku e hedh era (dikë) ku ndodhet rastësisht, ku qëllonjetë. Ia hodhi leckat në erë (dikujt) përb. e zhduku, e asgjësoi; e shkatërroi përfundimisht; ia hodhi potkonjtë në erë përçm.; ia hodhi trutë në erë keq. I hodhi paratë në erë (dikush) i prishi paratë kot; i bëri rrush e kumbulla (paratë). Ia hodhi potkonjtë në erë (dikujt) përçm. e la në vendvdekur, e vrau; ia hodhi leckat në erë përb.; ia hodhi trutë në erë keq. Ia hodhi trutë në erë (dikujt) keq. e vrau (zakonisht me plumb dhe duke e qëlluarkokë); ia derdhi (ia zbrazi) trutë; ia hodhi leckat në erë përçm.; ia hodhi potkonjtë në erë përçm. (Humbi) si *pluhuri në erë (dikush a diçka). Erë bjeshke shumë mendjelehtë; i nxituar e nuk vë re se ç’po bën; erë mali; e ka mendjen veri. Kërkonkapë erën (dikush) përpiqetkot, do që të arrijëpamundurën, ia hyn një pune që nuk mundbëhet. Kthehet ngafryjë era (dikush) shih kthen gunën ngafryjë era (dikush). Kthen gunën ngafryjë era (dikush) vepron si t’i bëhetmirë atij, shkon nga t’i leverdisëshumë; nuk është parimor dhe ndryshon bindjet me lehtësi për të mbrojtur interesat e vet, anon herë këtej, herë andej, nuk qëndron në një mendje; kthehet ngafryjë era; shkon ngafryjë era; ruan erërat; si të jetë moti e kthen gëzofin; e kthen barkun nga (del) dielli; (është) me dyzet (me njëqind) flamurë. E la në *krahët e erës (dikë). Leh në erë të ujkut (dikush) bised. tall. flet tjetër për tjetër, flet kot, si t’i vijë, pa i ditur gjërat e pa i gjykuar fare; rri me dhen e flet për dhi; flet për gogla dushkulëmë. Ia ka lëshuar kryet (dikujt) shih ia lëshoi (ia liroi) frerin (dikujt) keq. Lufton me *mullinjtë e erës (dikush) iron., tall. Merr erëI (diçka). 1. Qelbet, prishet, bie erë të keqe; merr amë. 2. Bëhet e ditur diçka, mësohet prejgjithëve; nuk është më e fshehtë, zbulohet sheshit e përhapet; ka filluar t’i dalë nami i keq; e përflasin; i vjen era (diçkaje); merr amë. Merr erëII (nga diçka) e njeh diçka; e kupton, di ta bëjë a ta përdorë; ka njohuri për diçka; merr amë (nga diçka); merr vesh; ka haber bised. E merr eraI (dikë). 1. Është fare i dobët e me truplehtë; s’mbahet dot më këmbë. 2. Nuk është i qëndrueshëmbindje e në fjalë, lëkundet shpejt; ndjek një rrugërastësishme. E merr era II (diçka) shkon kot; nuk zë vend; zhduket pa lënë gjurmë; nuk ngjit ose harrohet shpejt. I marr (i mbaj) erë (diçkaje). 1. E nuhat. 2. Përpiqem ta njoh mirë e nga afër diçka, të zbuloj ç’është a ç’vlera ka. I ka marrë erë *barutit (dikush). I ka marrë era *miellin (dikujt). I ka marrë koka (mendja) erë (dikujt) bën veprimepamenduara mirë, punon a vepron pa llogaritur pasojat; nuk ështëgjendjemendojë mirë; është kokëkrisur, kërkon t’ia hyjë një rreziku pa u menduar; i ka hipurkokë. Ia ka marrë mendtë era (dikujt) është shumë mendjelehtë; është i nxituar e nuk vë re se ç’po bën; është si era e malit (dikush); e ka mendjen veri (dikush). I mban goja erë *qumësht (dikujt). Mbolli erën e korri furtunën (dikush) libr. bëri një të keqe dhe si pasojë e pësoi nga një e keqe më e madhe; çfarë mbolli (edhe) korri. ngop me erë (dikush) të ngop me fjalë e me premtimekota; të mban me shpresakota; mban me erë të mollës; të ngop me lugëzbrazët; të jep ujë me shoshë. Prashit në erë (dikush) keq. shih flet në erë (dikush). Qëllon në erë (dikush) shprehet për diçka pa e ditur e pa e njohur, jep një mendimkotë; ia fut kot; flet në erë; flet në tym; flethava. Ruan erërat (dikush) bën si të vijë puna a si t’i interesojë, pret e sheh si venë punët e shkon andej nga i leverdis; është njeri me dy faqe; kthen gunën ngafryjë era; shkon ngafryjë era. Rron me erën e mollës (dikush) nuk vë gjë në gojë, nuk i pëlqen asnjë ushqim (nga sëmundja etj.); bën naze në të ngrënë. Shkel në erë (dikush) është shumë i shpejtë; ikën e vrapon si veriu, fluturon si era; bëhet erë; bëhet veri; s’i zënë këmbët dhe (dikujt); ia mbath me të katra. Shkon ngafryjë era (dikush) shih kthen gunën ngafryjë era (dikush). Ia ka shkundur era *trutë (dikujt) mospërf. *Vrimë në erë. Nuk e zë as era e as shiu (dikë) ështëkushte shumëmira, nuk i mungon asgjë. zuri goja erë shih zuri goja bar.

HABER

HABÉR,~I m. sh. ~E, ~ET Lajm; njoftim; dijeni. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj.
Ia dërgoi haberin (dikujt) euf. Kërcënoi, e kanosi nga larg, e paralajmëroi për diçka. S’ka haber (për diçka) shih s’merr erë (nga diçka).

HABERZEZË

HABER/ZÉZË,~A f. sh. ~A, ~AT Ajosapo ka vdekur; e porsavdekur. Ajo haberzeza, u nda nga jetamoshën më të bukur!
Sin.: e porsavdekur, e sapovdekur.

HABERZI

HABER/ZÍ,~ZÉZË mb., bised.sapo ka vdekur, që sapo ka ardhur lajmi se ka vdekur (për dikë).
Sin.: i porsavdekur, i sapovdekur.

HABERZI

HABER/ZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që sapo ka vdekur, i porsavdekur. Ai haberziu la pesë fëmijë.
Sin.: i porsavdekur, i sapovdekur.

KAM

KAM vep., PÁTA, PÁSUR 1. kal. Zotëroj një pronë, një pasuri etj.; jam pronar i diçkaje; është imja, më përket mua. Kam shumë para (prona). Kam dy shtëpi (një apartament, një makinë). Kam shumë botime (libra). Kam sa për vete (sa për të jetuar). Më mirëdish sesakesh (fj. u.).
2. kal. Jamlidhjecaktuara gjaku a farefisnie me dikë; jamlidhje familjare me dikë. E kam baba (nënë, grua, burrë, krushk, kushëri, kunat). Kam dy fëmijë (dy vëllezër, dy kunata).
3. kal. Jam me dikëlidhje a në marrëdhënieafërta a miqësore, shoqërore, profesionale etj. E kam shok (mik, armik). E kam pasur drejtor (shef, koleg, partner, mësues, trajner, student). Kam shoqëri (miqësi, muhabet) me dikë. E kam kujdestar (nën kujdestari). Kemi marrëdhënie (lidhje) të mira (të ngushta). Kanë mosmarrëveshje (kontradikta) ndërmjet tyre.
4. edhe fig., kal. Zotëroj një veti a cilësicaktuar, gëzoj një të drejtë etj. që s’e kanëtjerët; ndiej diçka, provoj një ndjenjëveten time; ndodhem a bie për disa kohë në një gjendjecaktuar emocionale, shpirtërore etj. Ka shpirt (zemër, shëndet) të mirë. Ka talent (aftësi, zotësi, prirje, vullnet, iniciativë). Ka fuqi (forcë). Ka kulturë (përvojë). Kemi prova (dëshmi) të reja. Kemidrejta (por edhe detyra). Ka zakonet (huqet) e veta. Ka merita (të meta, gabime, përgjegjësi, autoritet, pushtet). Ka durim duron. Ka fat është me fat. Ka lejë (ftesë, fletëhyrje). Ka faj është fajtor. Ka kujdes është i kujdesshëm. Ka dashuri (simpati) për dikë. Ka pasur disa sëmundje ka kaluar disa sëmundje. Ka uri (etje). Ka grip (ethe, kollë, dhembje, temperaturë). Ka shpresë (dyshime, merak) shpreson (dyshon, merakoset). Kam vapë (gjumë). Ka frikë (shqetësime). Nuk e di se ç’kam! Kam dy javë (dy ditë) pushim.
5. kal. Është pjesa ime përbërëse (natyrore ose rastësore); ekziston tek unë, në trupin tim, në gojën time etj. qysh kur jam lindur. Kam dy duar e dy këmbë. Kam lëkurën delikate. Kam një plaçkë në sy (një dhëmbprishurgojë). Kam një gjembkëmbë. Ç’e ke atë në kokë? E kamshtëpi (në xhep).
6. kal. I përmbahem (një mendimi a një pikëpamjeje). E kamqartë se... Kam mendimin (pikëpamjen) se…
7. kal., vet. v. III Ndodhet dikush a diçka në një vendcaktuar; është i pranishëm (një njeri, një kafshë a shpend etj.). Kishte shumë njerëzshesh. Në kafaz ka një zog.
8. bised., edhe jokal., vet. v. III Është realisht, ekziston (një dukuri a një send etj.). Kishte ujë (bileta, vapë, çdo gjë tjetër). Ka leverdi (diçka) është punë me leverdi; s’ka pse të shqetësohemi. Ka lagështirë (dallgë, mjegull). Ka (do të ketë) shi (borë) do të bjerë shi (borë).
9. edhe jokal., vet. v. III Është normale, me përmasat e duhura (nga madhësia, numri, përbërja substanciale etj.); përmban, përbëhet. Dora ka pesë gishta. Makina ka katër vende. Karroca ka dy ndenjëse. Shtëpia ka tri kate dhe një papafingo. Dhoma ka dy dritare (dy krevate). Qyteti ka mijëra banorë. Klasa ka 20 nxënës.
10. edhe jokal., kryes. v. IIIbashkëvajtje me pjesëza mohuese dhe e ndjekur me folje ose me emra veprimi formon togfjalësha me kuptimin «nuk është e mundshmekalosh, të bëhet (diçka), të zhvillohet etj.». S’ka ku të kalosh nuk mundkalosh dot atje. S’ke ku ta gjesh s’mund ta gjesh dot. Nuk ka shpëtim nuk mundshpëtohet. S’ka rrugëdalje. S’ka të sharë. S’ka të ngopur nuk po ngopet.
11. kal. bashkëvajtje me disa emra formon togfjalësha me kuptim foljortregojnë një gjendje a një ndjenjëcaktuar etj. Kam punë jam i zënë (me punë); po punoj. Kam një hall. Kam durim duroj. Kam përkrahjen (mbështetjen) e dikujt. Kam një kërkesë (një ankesë, një sqarim). Ç’ kemi andej nga kryeqyteti?
12. kal. bashkëvajtje me folje në të kryerën e thjeshtë tregon një veprim a gjendjepërfunduar ose të mbaruar. Kaq e pati edhe ai mbaroi, vdiq dhe ai. E pati ajo punë u krye, mori fund ajo punë.
13. kal. E quaj, e konsideroj për diçka a si diçka. E kam për nder. E kam si detyrë.
14. kal. sjell ose më ka sjellë një pasojë (të mirë a të keqe). Kam suksese (fitime). Kam lodhje. 15. kal. Bëj diçka (një veprim a një punëmënyrëcaktuar). E kam pa (me) hile (me djallëzi, me gjithë zemër). E ke kot.
16. bised., kal. E shes a e mbaj diçka me një çmimcaktuar. E ke shumë shtrenjtë (lirë). Sa i ke vezët (ullinjtë)?
17. jokal. Them, flas; përgjigjem shpejt (në të kryerën e thjeshtë me trajtën e shkurtërpërbërë ia përemrit vetor). Po, ia pati ai menjëherë.
19. gjuh. Përdoret si folje ndihmëse për formimin e kohëvepërbëra foljore. Kishte qenë edhe ai. Ka merituar duartrokitje. Do të ketë ikur a vdekur.
Sin.: zotëroj, paraqet, ekziston, çmoj, konsideroj, vlerësoj, mbaj, shes, ndiej, përfshin, ndodhet, gjendet, mbaroi, përfundoi, (i) përgjigjem.
*Aq e ka. *Aq e pati zakon. iron. (dikush a diçka). *Aty ta kam (fjalën)! Një e dy e si ma ke *balashin iron. S’ka *bar (ilaç) (për dikë a diçka). S’kam *bark. Një *bark kam! *Ç’bretkun ke? keq. E *di ç’ke ti? Ç’djallin (*dreqin) ke? keq. Ç’ dreqin (*djallin) ke keq. E kam me *bereqet (diçka). S’pata *besë. Nuk ka *besë (dikush a diçka). Kambëj (me dikë). 1. Jam farefis me dikë, kam lidhje gjaku me dikë. 2. Kam njëfarë lidhjeje me dikë dhe duhet ta njoh mirë, më lidh puna a një çështje tjetër e dua ta di se kush është e si është. 3. vet. v. III (me diçka). Lidhet, i përket diçkaje, ka lidhje me të. E ka në *bërryl (dikë). S’ia kam *borxh (dikujt). S’ka *brirë (diçka). E ka te *buza (dikush). Nuk ka *cak (dikush). Kam *cipë. S’ka *çapok (dikush). S’ka *çare vjet. E ka në *çark (dikush). S’ka *çelës që i bie (dikujt). S’e ka (s’e vë, s’e fut) në *defter (dikë a diçka) mospërf. S’ka *derman (dikush a diçka). S’ka *dert (dikush) vjet.ketë *ditë (dikush) ur. etnograf. Ka *dorë (dikush) keq. E ka në *dorë (dikë a diçka). E kam në *dorë (në duar) (diçka). Pastë *dritë ur. S’ka ç’të *duhet! Ka *dukë (diçka). Si e ka *dukën? E kam më *dysh. S’ka (s’e ka) një *të dytë (dikush). E ka *dhjamë (me dikë). E kam *eshkë (gojën). E ka për *fis (dikush). S’ka *fre (dikush). S’kam *frymë. Ka *fytyrë (dikush). S’ka *gajle. Nuk e ka për *gajle. *Gaz paç! ur. Ka *gisht (në diçka). Ka *gojë (dikush). S’ka *gojëI (dikush). S’ka *gojëII (dikush) keq. E kam në *gojë (dikë a diçka). E ka grurë (me dikë). E ka (e mban) në *grusht (dikë). E ka në *gjak (diçka). E kam *të gjallë (dikë a diçka). Nuk ka *gjasë (për diçka). Nuk e ka *të gjatë (dikush). E kam *gjethe (dikë). S’ka *gjë. Nuk e ka për *gjë (diçka). S’e ke për *gjë (dikë). E kam në *gji (dikë). S’ka *gjoks (dikush). Ka *gjuhë (dikush) keq. S’ka *gjuhë (dikush). S’ka *haber (për diçka). Ka *hak (dikush). E ka *hak (dikush). Ku e ke *hallin? E kam *hallall (diçka). Kaq e ka *hapin (çapin) (dikush). *Haram e paç! mallk. S’e kam (s’e vë) në *hesap (në llogari) (dikë a diçka). E ka për *hiçmosgjë (dikush). I ka *hije (diçka). S’i ka *hije (dikujt). Ta paça *hua ur. E ka në *hundë (dikë) përbuz. Nuk ka *hundë (dikush) mospërf. S’ka ilaç (*bar). Ia kam *inatin (dikujt). E ka si e ka (dikë) e vlerëson, e do shumë, e çmon për karakterin që ka. *Kaq e pati (dikush a diçka) zakon., iron. S’ka *këllqe (kërçikë, kryqe) (për diçka). E kam nëpër *këmbë (dikë a diçka). S’ka *këmbë (diçka). Ma ka (ma mban) *këngë (dikush). E ka (e do) me *kërbaç (dikush). E kam me *kimet (dikë a diçka). S’ka *kockë (për diçka). S’di ku kam *kokën (kryet). S’ka *kokë (dikush). Me sa ka në *kokë (në krye). E kam prapa *krahëve (dikë) iron. S’ia kam *kryqet (dikujt a diçkaje). Nuk ka (nuk njeh, nuk di) *kufi (dikush a diçka). S’e ka *kush (dikë). E ka në *lak (diçka). S’kam *të larë (me dikë). Ka *lezet (diçka). S’ka *lezet. I ka *lezet (diçka dikujt). E kam *lëmë. Të paçim sa *malet! ur. E kam për *mall (dikë a diçka). Do t’ia kesh *mallin (dikujt a diçkaje). Kam *mend. Kam ndër *mend. E kam ndër *mend (dikë a diçka). E ka *mendjen (dikush). Kam *mendjen. Kam një *mendje (me dikë). *Mezi e kam (dikë a diçka). Si s’ka (si jo) më *mirë. Ka *miza (dikush). E kam *mortje (të dytë) (dikë a diçka). Kam *muhabet (me dikë). Kam *nderin... lart. S’ia kam *ngenë (dikujt a diçkaje). S’ia kam *oreksin (dikujt) mospërf. E kam (e mbaj) *parasysh (diçka). E ka me *pekule (dikë). Nuk ka *perde (dikush). E kam *Perëndi (dikë a diçka). Nuk e ka për *pesë (dikë a diçka). S’ka *përse. E kam *pisk. E ka në *pjatë (dikë a diçka). Kam *pranë (dikë a diçka).paça*qafë! S’ia kam *qederin (diçkaje). Kam *qejf (diçka). Ia ka *qejfi (dikë a diçka). E kam për *qejf (diçka). S’ka *qibër (dikush). E ka në *qime (dikush). E kam *rëndë (dikë a diçka). Ka *rreze (është me rreze) (dikush a diçka). E ka mbi *supe (dikush). E ka *syrin (i ka sytë) (te dikush a te diçka). Nuk ka *syI (diçka). Nuk ka syII (dikush). Nuk e ka *syrin (dikush). S’e ka për (në) *sy (dikë a diçka). Ku i ke *sytë? S’ka *të sharë (dikush a diçka). Ka *shenja. E ka (e ka vënë) në *shenjë (në shënjestër) (dikë a diçka). E ka (e ka vënë) në shënjestër (në *shenjë) (dikë a diçka). Nuk e ka *shokun (shoqen) (dikush a diçka). E ka mbi *shpatulla (dikush). S’ka *shpatulla (dikush). E ka *shpejtë (dikush a diçka). E kam *shpirt (dikë). Nuk ka shpirt (*zemër) (dikush). Kam *shpresë. S’ia kam *takatin (diçkaje) vjet. S’e ka (nuk e ka marrë) me *tapi (diçka). E ka në *tavë (dikë a diçka) bised. E ka në *tenxhere (dikë) bised. E ka në *terezi (dikush). Që ç’ke me *të! S’e ka *toka (dikë). Nuk ka *tragë (dikush). Nuk ka *turi (dikush) mospërf. Nuk ka më *thela. S’ke ç’i *thua. E ka në *thes (dikë). E ka në (për) *thua (dikush). Ka *thonj (dikush) keq. S’ka *thonj (dikush). E ka *vaj (me dikë). E kam *vdekje (dikë a diçka). Sa s’ka ku të *vejë (ku të shkojë) më (sa s’ka më). Ka *vend. S’ka *vend (dikush a diçka). E ka në *vijë (dikush). I ka në vijë (punët etj.) (dikush). Ka (mban) *vlagë (dikush). Aq e ka *vrapin (dikush). E ka *xanxën (dikush). E kam *xhan (dikë) fëm. E ka në *xhep (dikë a diçka). Ka *yndyrë (dikush). E ka *zanat (dikush) keq. Sa ka *zanati! Nuk ka *zemër (shpirt) (dikush). E kam në (për) *zemër (dikë a diçka). E kam *zët (dikë a diçka).

SHTËPI

SHTËPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ndërtesë për të banuar (zakonisht për një familje a për familje të një gjaku); banesë; apartament ku banon një familje. Shtëpi e madhe (përdhese, dykatëshe, elbasançe). Shtëpia jonë. Shtëpi fshati. Shtëpi me gurë (me tulla, me qerpiç). Shtëpi me dy (tre) kate. Shtëpi me avlli. Shtëpi me qira. Një shtëpi këtu, një atje. Oborri (kopshti) i shtëpisë. Bukë (gjellë) shtëpie. Punët e shtëpisë. I zoti i shtëpisë. Detyra shtëpie detyranxënësi i bënshtëpi. Ka shtëpimirë. Mori shtëpi të re. Ndërtoi (bëri, bleu) një shtëpi. E shiti shtëpinë. Fshij (pastroj, lyej, laj, shtroj, zbukuroj, qeveris) shtëpinë. E mban shtëpinë mirë. Nuk mblidhejshtëpi. Nuk del nga shtëpia. Pa shtëpi, pa katandi. Shkoi (u mbyll, rrinte) në shtëpi. Ku e ka shtëpinë? Eja nga shtëpia! Rri si në shtëpinë tënde! E mbushi shtëpinë plot me të mira. Shtëpinë shite, shokun mbaje! (fj. u.).
2. Pjesëtarët e një familjejejetojnëbashku në një shtëpi, familje; derë; familja e vështruar nga ana e kushteve dhe e nevojavejetesës. Shtëpi e dëgjuar (e vjetër, e madhe, mikpritëse). Shtëpi patriotësh (heronjsh, trimash). Shtëpi pushke. Njerëzit e shtëpisë. Njeri i shtëpisë njeri që na vjen dendurshtëpi dhe që e ndiejmë si të afërt. Zonjë shtëpie. Mjeku i shtëpisë. Shtylla e shtëpisë. Ka qenë shtëpi e parë. Është nga shtëpi e mirë. Jemi një shtëpi (të një shtëpie). Hapi (çeli) shtëpi të re (më vete) krijoi familje të re e banon veçan. Si i ka nga shtëpia? Ngriti shtëpinë me këmbë. Fshat me dyqind shtëpi. U shpërngulën njëzet shtëpi. Njeri me shtëpi. Shtëpi pa fjalë familje pa grindje e mosmarrëveshje. Djalë (vajzë, nuse) për shtëpi. Ai e mban shtëpinë. Shtiu zjarrinshtëpi shtiu sherrinfamilje. U bënë (një) shtëpi lidhën krushqi e krijuar, lidhje familjarengushta. Ishin një shtëpi, po u bënë dy zjarre. I ra shtëpia mbi kokë i duhejpërballonte vetë shpenzimet për jetesën e familjes, mbeti zot shtëpie. S’ishte për shtëpi. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
4. Dhomë. Shtëpia e zjarrit (e bukës).
5. fig., bised. Atdheu, vatra. Na kishte shkelur i huajishtëpi.
6. Institucion shtetëror, i ngritur për të përmbushur nevojandryshme kulturore, arsimore, edukuese, shëndetësore etj. të masave punonjëse; ndërtesa e një institucionitillë. Shtëpitë botuese. Shtëpi kulture. Shtëpi pushimi. Shtëpia e lindjes. Shtëpia e fëmijës institucion edukues ku jetojnë e rriten fëmijët pa prindër. Shtëpia e pionierit. Shtëpia e foshnjës institucion shtetëror ku rriten dhe edukohen fëmijët e vegjël për të cilët nuk mundkujdesen prindërit a të afërmit e tjerëtyre. Shtëpia e pleqve. Shtëpia e mësuesit. Shtëpi pritjeje. Shtëpia e arsimit shëndetësor. Shtëpia e oficerëve.
7. Sipërmarrje a firmë tregtare.
8. hist. Dinasti, familje, derë. Shtëpia e Habsburgëve.
9. bised. Vendi ku hyn bishtiveglandryshme; vendi ku vihet guriunazë; fole. Shtëpia e sëpatës (e kazmës, e kosës). Shtëpia e unazës. Nuk e nxë bishtin shtëpia.
Bëhet *plakshtëpinë e botës (dikush) keq. E bën shtëpinë në *udhë (në mes të udhës) (dikush). Bën si në shtëpi të vet (dikush). 1. Sillet lirisht diku, nuk e ndien veten ngushtë. 2. Nuk ka fare droje e cipë dhe nuk pyet për të tjerët; sillet sipas qejfit dhe sipas interesit të vet; bën si në oborrin e vet. Nuk e di (se) ku rri (ku bie) me shtëpi (diçka) s’di asgjë për diçka, s’kam haber fare për të; nuk e njoh fare. Ia di sa *trarë ka në shtëpi (dikush). Gjeti shtëpinë e priftit (dikush) iron. pati fat se ra në mjediskëndshëm a të rehatshëm, i ka të gjithamirat, nuk i mungon asgjë, nuk vuan për asgjë, nuk ka asnjë shqetësim, as që do t’ia dijë; e gjeti e mira vetë (dikë); s’i dhemb (më) koka (kryet) (dikujt); i ka zënë lopata ujë (dikujt); është si veshka në mes të dhjamit. Na hëngri *pragun e shtëpisë (dikush) përçm. I hap *derën e të rrëmben shtëpinë (dikush). Ia heq shtëpia (dikujt) ka traditë familjare për diçka, e ka zakon a për fis; i shkon pas sërës. jep *kusinë e të merr shtëpinë (dikush) keq. jep edhe *trarët e shtëpisë (dikush). S’i këndon më *gjelishtëpi (dikujt). E mbylli shtëpinë (dikush) nuk la njeri prapa nga familja e vet; e la shkretë e pa njeri; e mbylli derën. Iu mbyll shtëpia (dikujt) mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; mbeti shkretë e pa njeri; iu shua shtëpia; iu mbyll dera; iu shua pragu; iu shkulën caranjtë e vatrës. Përmbys (djeg) shtëpinë (për dikë) është shumë mikpritës; të pret me gjithë zemër, të pret me gjithëmirat; s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, bën çmos për ta kënaqur mikun sa më shumë; ia bën me majë (dikujt); e bën lëmë (dikush); e bën killë (dikush). Pa plëng e pa *shtëpi (pa cak). Prish shtëpi e bën kasolle (dikush) prish diçkamadhe e me shumë vlerë për diçkavogël e me pak vlerë; prish bucela (bute) e bën kënaçe. Me shtëpi e bagëti me të gjitha, me gjithçka; me laçka e me plaçka. Shtëpi pa qira iron. bised. burg. Iu shua shtëpia (dikujt) i vdiqëngjithë, mbeti pa njeri; mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; iu mbyll shtëpia; iu shua dera. I vuri *kyçin (drynin, çelësin) shtëpisë (dikush). I vuri *rezen shtëpisë (derës) (dikush). Zbulon (prish) shtëpinë për të mbuluar stanin (dikush) prish diçkamadhe e me shumë vlerë për diçkavogël e me pak vlerë; prish shtëpi e bën kasolle; qep një pëllëmbë e shqep një pash. I zëntë shtëpia *bar! (dikujt) mallk.

VESH

VESH,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dyja anët e kokës te njeriu dhe te kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Veshi i jashtëm (i brendshëm, i mesëm) (anat.). Sëmundje veshësh. Dylli i veshit (anat.). Më dhemb (më ther) veshi. Ngre veshët (një kafshë). I preu veshët (një kafshe). I marr gjakvesh (një kafshe). Bula e veshit. Më këndon (më pingëron) veshi. Vrimat e veshëve. Daullja (lodra) e veshit (anat.). Pastroj (mjekoj) veshët. I doli gjak nga veshët. Kërmilli i veshit (anat.). I shpoi veshët (për të varur vathët). Iu skuqën veshët. I shkuli veshët. E vuri cigaren mbi vesh. I ra (i erdhi) në vesh (diçka) e dëgjoi rastësisht; e mori vesh. I tha (i foli) në vesh (dikujt) i tha diçka me zë të ulët që të mos e dëgjonintjerët; ia tha tinëztjerëve. E dëgjova me veshët e mi e dëgjova unë vetë. Veshët e peshkut verzat.
2. Aftësia e njeriut për të dëgjuar; shkalla e ndjeshmërisëkëtij organidëgjimit; aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tinguj muzikorë. Ka veshëhollë (të mprehtë) dëgjon shumë mirë. Ka veshërëndë (është i rëndë nga veshët) nuk dëgjon mirë. E kanë lënë veshët është shurdhuar. I erdhën veshët i erdhi dëgjimi. E mësoi me vesh një këngë. Ka vesh (për muzikë). I janë trashur veshët nuk dëgjon mirë, është shurdhuar.
3. Secila veshore e kokores a e një kapele. Veshët e kokores. Kapelë me veshë. I uli veshët.
4. Pjesë e një sendi e kthyertrajtë harku, me të cilën e kapim atë ose e mbajmëdorë; vjegë; dorezë. Veshët e mashës. Veshi i shtambës (i saçit). Veshët e sfurkut. Veshët e çengelit të anijes. Veshi i qerres lugu i boshtitqerres. Tjegulla me veshë.
5. Vrima e gjilpërës ku futet peri. E shkoiveshgjilpërës.
6. anat. Secila nga dy dhomëzat e sipërmezemrës, të cilat marrin gjakun nga venat dhe e çojnëbarkushe. Veshi i majtë (i djathtë).
Sin.: veshore, vjegë, vegjë, verigë, rrëfanë, dorezë.
Nuk u besoj veshëve çuditem shumë kur dëgjoj diçka që as mund ta mendoja a nuk e prisja, që është jashtë mendjes, që nuk shkon; më duket e pabesueshme, habitem e befasohem. M’u *pleshtvesh (dikush). bëjnë (më gënjejnë) veshët. 1. Më duket sikur dëgjoj diçka. 2. Kujtoj se..., pandeh se... I bëri veshët *çift (dikush). I bëri veshët *gërshërë (dikush). Ia bëri veshët sa të *gomarit (dikujt). I bëri veshët *katër (dikush). I bëri veshët *pipëz (dikush). Ia bëri veshët *rrogoz (dikujt). Bën një vesh *të shurdhër (shurdh) (dikush). S’ia bën veshi *tërr (dikujt). Bie *daulljaveshshurdhit. I ra veshit (dikush) u mendua mirë; i thirri mendjes; i vuri gishtin kokës. bie (më vjen) në vesh (diçka) e dëgjoj diçka rastësisht a kalimthi; marr vesh; më zë (më kap) veshi. I ranë veshët (dikujt) nuk mbahet më me të madh, nuk sillet më me mendjemadhësi, u ul; i ra hunda; e uli hundën (dikush); i ranë pendët. rëntë (të ardhtë) pas veshit! mallk. vdeksh!; të rëntë papandehur një fatkeqësi!, e pësofsh nga nuk e pret! (thuhet për dikë që i ka shkaktuar një tjetri një të keqe ose që gëzohet për fatkeqësinë e tjetrit); rëntë (të ardhtë) pas qafe! I bie nëpër veshgjilpërës (dikush) mendohet mirë e mirë për të kuptuar diçka, mendohet thellë për ta marrë vesh për se bëhet fjalë. ranë veshët *rehat. Bieveshshurdhër (diçka) nuk vlerësohet ose nuk dëgjohet një kërkesë a një propozim nga dikush që s’do të dëgjojë, që nuk i kushton vëmendje zërittjetrit; bie daulljaveshshurdhër. S’i ka rënë *zgjedha (në vesh) (dikujt). Curroi veshët (dikush) shih i bëri veshët pipëz (dikush). çau veshët (dikush) shih çau kokën (kryet) (dikush). çori veshët (dikush) më mërziti shumë me fjalë që nuk m’i ka ënda t’i dëgjoj; më shurdhoi me llafe a me zhurmë; më mërziti duke kërkuar diçka vazhdimisht; çau veshët; më shurdhoi veshët; më hëngri veshët; më çau kokën (kryet). daltë *lunga pas veshit! mallk. S’dëgjon nga ai vesh (dikush) nuk do që të kuptojë a nuk do që të bindet për diçka, s’do t’ia dijë për atë gjë; nuk i kushton asnjë fije vëmendje diçkaje; s’pyet, nuk shqetësohet fare; s’dëgjon andej; nuk merr vesh. Ç’po na dëgjojnë veshët! po ndodhin çudira; ngjajnë gjërapapritura (kryesisht të papëlqyera a të turpshme). *Djalli (dreqi) e merr vesh (e di)! Më djegin veshët kam shumë turp, s’di ç’të bëj nga turpi. S’më djersin veshi (për diçka) e kamsigurt diçka e jam i qetë; nuk shqetësohem, nuk pyes; aq më bën!; nuk e prish gjakun; s’më lagen drutë. Dreqi (*djalli) e merr vesh (e di)! Më dhembin veshët nuk dua ta dëgjojdikë, ndiej neveri kur e dëgjoj; therin veshët. I fryn djalli (shejtani) në vesh (dikujt) priret për punëkëqija e për poshtërsi, sikur e nxit djallimarrë rrugëkeqe a të bëjë keq. I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në vesh (dikujt) i flet dikujt kundër një tjetri, e fryn dhe e nxit fshehtas kundër tij duke i pëshpëritur fjalë a thashetheme; e kurdis dikë kundër një tjetri; merret me thashetheme. I futi (i shtiu) *pleshtat (në vesh) (dikujt). Ia futi (ia shtiu) në vesh (dikujt) i tha diçka, i bëriditur; i pëshpëriti diçka; ia njoftoi a ia kujtoi diçka. Gjithë (tërë) *sy e veshë. Ta ha babanëvesh (dikush) vulg. është i zoti e trim, por edhe dinak; ta tregon qejfin; ta ndreq samarin. I hanë veshët (dikujt). 1. Jep shkak vetë që ta qortojnë, sikur e kërkon vetë që ta shajnë a ta dënojnë; i ha kurrizi (shpina, rruaza). I vjen për t’u grindur me dikë, do sherr; i hanë brirët. hëngri veshët (dikush) më mërziti shumë duke folur për diçka a duke kërkuar diçka vazhdimisht, s’e dëgjoj dot më; çau veshët; më çori veshët. Hapi veshët (dikush) u vu të dëgjojë me kujdes e me vëmendjemadhe, rri ngrehur për të kapur çdo fjalë a çdo zhurmë; vuri vesh (veshin); i vuri veshin (dikujt); mbajti vesh; rri me veshë ngritur; rri me veshë ngrehur; rri me veshë përpjetë; rri me veshët bigë; i bëri veshët pipëz. I hoqi (i shkuli) veshin (veshët) (dikujt) e qortoi dikë për një gabim, për një veprim a për një punë jo të mirë; i dha një dënimlehtë; ia skuqi veshët; e zuri (e kapi) nga (për) veshi (dikë). Më sa hyn *bualliveshin (në vrimën) e gjilpërës! S’i hynvesh (dikujt) nuk do që të dëgjojë; nuk kupton; s’merr vesh (dikush). Është *fodull nga veshët (dikush) keq. Është *i rëndë nga veshët (dikush). Ia dha veshët në *dorë (dikujt). Kalon (shkon) nëpër veshgjilpërës (dikush) shih kalon (shkon) nëpër vrimëgjilpërës (dikush). Ka *mizën pas veshi (dikush). E ka *pleshtvesh (dikë). I ka veshët *bilbil (dikush). I ka veshët *të hollë (dikush). I ka veshët *të mprehtë (dikush). I ka veshët *pipëz (pipë) (dikush). I ka veshët *të rëndë (dikush). E kam vesh tigani (dikë) iron. nuk e kamafërt, s’jam as gjake as fis. I kam veshët *të zënë. E kap (e marr) për veshi (dikë) e detyroj me zor të bëjë diçka a të shkojë diku. këndon veshi i djathtë ndiej se do të vijë a do të ndodhë diçka e keqe; kam një shenjë se do të dëgjoj një lajmkeq, pres një lajmkeq (sipas paragjykimeve); kund. këndon veshi i majtë. këndon veshi i majtë ndiej se do të vijë a do të ndodhë diçka e mirë; kam një shenjë se do të dëgjoj një lajmmirë, pres një lajmmirë (sipas paragjykimeve); kund. këndon veshi i djathtë. Kruan veshin (dikush) nuk ështëgjendjepërgjigjet për një pyetje që i bëhet; rri e mendohet e s’e gjen dot; është ca i hutuar; kruan kokën. E kanë lënë veshët (dikë) është shurdhuar, ka humbur dëgjimin, nuk dëgjon më; u turrë (dikush). Më la pa veshë (dikush) më mërziti shumë me zhurma a me fjalë, më shurdhoi; shurdhoi veshët. Marr vesh. 1. (diçka). Dëgjoj për diçka, mësoj; marr njoftim për diçka; bie (më vjen) në vesh; më zë (më kap) veshi. 2. (nga diçka). E njoh një punë, një çështje a një fushëdijes, e kuptoj, e di, ia them; marr erë; kam haber. 3. Kuptoj; e kuptoj çdo të thotë dikush; i hyjfjalë (dikujt); i bie në bri (diçkaje). 4. (kryesisht v. III moh.). Nuk dëgjon ç’i thotë dikush dhe nuk bën ashtu, nuk bindet; s’i dëgjon koka (dikujt); s’i vë veshin (dikujt). E marr për veshi (dikë) e detyroj, e marr me forcë dikë që të pohojë a të bëjë diçka. Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) *koka (dikujt). Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) *rradakja (dikujt) thjeshtligj. Nuk mban *baltëvesh (dikush). Nuk mban *pluhur mbi supe (në vesh) (dikush). Mbaj vesh përpiqemdëgjoj, dëgjoj me vëmendje; pres për të dëgjuar diçka; përgjoj se çfarë thotë dikush; vesh (veshin); i vë veshin (dikujt a diçkaje); hap veshët; zgjat veshët; i mbaj veshët ngritur; i mbaj veshët përpjetë; i mbaj (i bëj) veshët bigë. I mbaj vesh. 1. (dikujt). E dëgjoj dikë, i bindem; i vë veshin; marr vesh. 2. (diçkaje). I kushtoj vëmendje; i vë veshin. I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). I mban veshët *hapur (dikush). I mban veshët *kapëz (dikush). I mban veshët *ngrehur (dikush). I mban veshët *ngritur (dikush). I mban veshët *përpjetë (dikush). I mban veshët *pipëz (dikush). I mbeti *vathvesh (dikujt). Mbyll një *sy e një vesh. Mbyll një vesh bëj sikur nuk dëgjoj diçka që nuk duhet thënë a që nuk më pëlqen; nuk e vë re, bëj lëshime, e lë të kalojë; nuk shqetësohem shumë. Mbyll veshët (para diçkaje) bën sikur nuk dëgjon e nuk vë re; nuk do të dëgjojë a të kuptojë. Merrem vesh (me dikë) kuptohem mirë me dikë; pajtohem për diçka, bieujdi me të, pranojbashkëpunoj; lidh fjalën (me dikë); dalbreg; bie në va (me dikë). Merret vesh (diçka) kuptohet vetiu, është e kuptueshme; shihet qartë; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; del (vjen) vetvetiu. Nuk merret vesh. 1. Nuk kuptohet ç’thotë dikush a çfarë shkruhet diku; nuk kuptohet ç’mendon a si vepron dikush. 2. Është rrëmujë e madhe diku; nuk e kupton se ç’po ndodh; s’e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin; s’e njeh qenizotin. Nuk mban *pluhurvesh (mbi supe) (dikush). Mprehu veshët (dikush) përpiqetdëgjojëmirë, përqendrohet të mos i shpëtojë asgjë; ngriti veshët; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët pipëz. U ndërroj *dyllin e veshëve shaka. Ngriti veshët (dikush). 1. Dëgjon me vëmendjemadhe, përgjon, rri gati për të kapur diçka me vesh; mprehu veshët; zgjati veshët; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët pipëz; i ngriti antenat thjeshtligj. 2. Rripritje për të ndërmarrë diçka; bëhet gati për të rimarrë diçkahumbur, përpiqet për të dalë përsëridukje. 3. Nismbahet më të madh; i janë rritur veshët (dikujt); i është rritur mendja (dikujt). I ngriti (i bëri) veshët *bigë (dikush). I ngriti veshët *curr (dikush). I ngre veshët *çark (dikush). I ngriti veshët *çip (dikush). Nxjerr veshët (dikush a diçka) keq. nisdalë, fillonduket a të shfaqet; delshesh, zbulohet; e shfaq veten ashtu siç është; nxjerr krye. Ia preu veshët (dikujt) e bëri që të mos mbahet më të madh; e dënoi, e qortoi a e ndaloibëjë diçka; ia theu hundët; ia ulë hundën. Është rënduar nga veshët (dikush) nuk dëgjon mirë, ka humbur pak dëgjimin; i janë rënduar (i janë trashur) veshët (dikujt); është i rëndë nga veshët; i ka veshëtrëndë. I janë rënduar (i janë trashur) veshët (dikujt) shih është rënduar nga veshët (dikush). Nuk rreh vesh (dikush) nuk bëhet merak fare për diçka, nuk shqetësohet; nuk e vë ujinzjarr; nuk çan kokën; nuk e prish gjakun. Rri me veshët bigë (dikush) shih rri me veshë ngritur (dikush). Rri me veshë *ngrehur (dikush). Rri me veshë *ngritur (dikush). Rri me veshë *përpjetë (dikush). I janë rritur veshët (dikujt) mbahet më të madh, kapardiset, çoç i duket vetja; i është rritur mendja; i është rritur hunda; ka ngritur hundën (përpjetë). Ia skuqi veshët (dikujt) e rrahu ose e ndëshkoi rëndë për një faj; e qortoi rëndë; e turpëroi paratjerëve; i hoqi (i shkuli) veshin (veshët). M’u skuqën veshët u turpërova, u bëra me turp, u skuqa nga turpi. shkoi *plumbi te veshi (përreth veshit). Kur të shohësh *llapën e veshit. Kur të shohë *majën e veshit pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë veshët pa pasqyrë (dikush) iron. shih kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. shpoi veshët (dikush) shih çori veshët (dikush). I shtiu veshët në *lesh (dikush). I shtiu veshët në *tul (dikush). shurdhoi veshët (dikush) më mërziti me bisedagjata e për të njëjtën gjë, lodhi e më mërziti duke përsëritur a duke kërkuarnjëjtën gjë, më shurdhoi; më la pa veshë; më shpoi veshët; më çau veshët; më çori veshët. E tërheq (e heq) për veshi (dikë) e qorton dhe e bën dikë që të sillet e të veprojë ashtu si duhet a siç thotë dikush, të shkojë pas tij pa u menduar e pa kuptuar; e heq (e tërheq) për hunde (për hundësh). Ta thëntë prifti (hoxha) në vesh (rrëzë veshit)! mallk. vdeksh!; foltë (të këndoftë) prifti! ther veshi (më therin veshët) nuk më pëlqen ta dëgjoj dikë; më mërzit ajodëgjoj, s’e duroj dot; dhembin veshët. Thyej veshin (me diçka) mësohem, nis ta përvetësoj (një muzikë, një gjuhëflitet); aftësohem pak. E var (e vë, e mbaj, e kam) *vathvesh (diçka). I vari (i uli) veshët (dikush). 1. U zemërua, u pezmatua; i vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë). 2. Nuk mbahet më me të madh e nuk krekoset; i ranë veshët (dikujt); i ranë pendët (dikujt); e uli hundën. Nuk ia var veshin (dikujt a diçkaje) nuk i kushtoj vëmendje, nuk e përfill; nuk e pyes fare, nuk e dëgjoj, nuk i bindem; nuk i vë veshin. *Vath i florinjtëveshderrit mospërf. Nga një vesh i hyn nga tjetri i del (dikujt) nuk kupton, nuk merr vesh asgjë; i flet e s’i futet a s’i mbetet gjë në kokë; nuk u vë vesh fjalëve, është indiferent; këtej i hyn andej i del. Me veshëkrahë duke pritur vazhdimisht për të dëgjuar diçka (zakonishtkeqe) me veshët ngritur. VeshveshI. 1. Në të gjithë fytyrën, i tëri, nga njëri vesh te tjetri. 2. Me të gjithë fytyrën; me kënaqësimadhe. VeshveshII. 1. Me zë të ulët, që të mos e dëgjojë kush. 2. Nga njëri tek tjetri; gojëgojë. vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit) u lodha duke folur a duke kërkuar diçka, por s’më dëgjon njeri; vajti (më shkoi) gjuha prapa; më ra goja; më ra gjuha përtokë; më zuri gjuha (goja) lesh. vesh (veshin) përpiqemdëgjoj me kujdes; përgjoj; mbaj vesh; hap veshët; zgjat veshët; i vë veshin (dikujt a diçkaje). I vë veshin (dikujt a diçkaje). 1. Përpiqemdëgjoj dikë a diçka, dëgjoj me vëmendje e i përqendruar; vesh (veshin); mbaj vesh; hap veshët. 2. Tregoj kujdes për dikë; i kushtoj vëmendje diçkaje, i jap rëndësi; nuk e lë pas dore (dikë a diçka). 3. Ia dëgjoj fjalën dikujt, i bindem, e dëgjoj; i mbaj vesh (dikujt); marr vesh (dikë). 4. E ndjek dikë a diçka, i shkoj pas; vë re. vret (më shpon) veshin (veshët) (diçka) më tingëllon keqvesh; nuk më pëlqen, më mërzit diçka kur e dëgjoj. Ma zuri *cepi i veshit (diçka). dhe djallin për veshi (dikush) është i guximshëm dhe shumë trim; e çan arushën; hahet me ariun. Zuri veshin (dikush) tall. 1. shih u tapë (dikush). 2. Fjeti, e zuri gjumi. 3. mospërf. Vdiq. zuri veshët (dikush) më mërziti, nuk e dëgjoj dot më (për një njeri llafazan); çau veshët. Zë veshët (me duar). 1. Ka aq zhurmëmadhe, sa nuk duroj dot të dëgjoj më 2. Nuk dua ta dëgjojdikë, bëj sikur nuk e dëgjoj dhe nuk ia plotësoj kërkesat; më mërzit shumë me fjalë. Më zë (më kap) veshi (diçka) e dëgjoj paksa, e rrok me vesh; e dëgjoj rastësisht ose kalimthi; marr vesh; më bie (më vjen) në vesh. E zuri (e kapi) nga (për) veshi (dikë) e dënoi lehtë për një gabim; e qortoi për t’i treguar se ka gabuar ose për ta ndaluar që të mos sillet e të mos veprojë keq; i hoqi (i shkuli) veshin (veshët) (dikujt); ia zgjati veshët (dikujt). veten për veshi (dikush) është i përmbajtur, mban qëndrim kritik ndaj vetes. Zgjati veshët (dikush) u munduadëgjojë një zë të largët a të dobët; u përqendrua me vëmendje me kujdes për të dëgjuar diçkamezi dëgjohet; u vu në përgjim për të dëgjuar diçka që i intereson; ngriti veshët; vuri vesh (veshin); mbajti vesh; hapi veshët. Ia zgjat veshët (dikujt). 1. E lëvdojshumë nga sa e meriton, ia rrit mendjen me lëvdata. 2. E qortoj a e dënoj për një gabim; e zë (e kap) nga (për) veshi (dikë). M’u zgjatën veshët kam shumë kohëpres për të mësuar diçka; u lodha duke përgjuar për të marrë vesh diçka; doli mjekra. ziejnë veshët nuk më pëlqen më të dëgjoj diçka; mërzitem nga bisedat e gjata për të njëjtën gjë; kam humbur durimin dhe po inatosem.

ÇOJ

ÇOJI vep., ÇÓVA, ÇÚAR kal. 1. E marr me vete dhe e përcjell a e mbart me një mjet te dikush a deri diku, shpie. E çoi djalinfshat. E çoishtëpi. E çoipunë (në luftë). E çoj për dore. E çoj zvarrë.
2. E nis dikë në një vend për të kryer diçka, dërgoj; kund. sjell. Çojshkollë. E çoi me shërbim. I çoi krushqit. E çoi me lopë (me dhen).
3. E bart diçka deri te një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; e nis me një njeri ose me një mënyrë tjetër deri diku ose deri te dikush, dërgoj; kund. sjell, bie. I çoj librin (gazetën). I çoj një letër (një telegram). I çova ca plaçka. I çoj kafen. I çoihajë e të pijë. I çoj me postë diçka. Ma ço me djalin. Ia çojshtëpi (në shkollë, në punë). E çojvend. I çuan me anije (me tren).
4. fig. E sjell fjalën rrotull; nuk përgjigjem qartë, nuk jap rrugëzgjidhje. E çoi bisedën nga dhëndri. - Ku ma çon muhabetin?
5. Ia bëj dikujtnjohur diçka nëpërmjet një njeriu ose me një mënyrë tjetër, njoftoj nga larg. I çoj fjalë (haber). I çoj zë për diçka. I çojfala (përshëndetje, urime).
6. E drejtoj diçka që të shkojë a të godasë në një vend ose në shenjë, dërgoj. Çoj topinrrjetë. Çoj plumbintabelë. Çoj sytë (vështrimin) hedh sytë, shoh në një drejtim.
7. vet. v. III Lë të kalojë nëpër të në një drejtimcaktuar, shpie. Kanali e çon ujin shumë larg. Gypat e çojnë lëngun te kazanët. E çon rrymën elektrike derifshatrat më të largëta.
8. vet. v. III drejton në një vendcaktuar, të shpie. Rrugaçonfshat. Kjo udhëçon në Shkodër. - Ku të çon kjo kthesë? Të çonveri (në jug).
9. fig. Udhëheq në një drejtim. E çoj drejt fitores. E çoirrugëdrejtë.
10. fig. Ndihmoj dikë që të përparojë, të ecë; shpie. Përpiqet ta çojë para.
11. Bëj që të arrijë në një përfundim a në një gjendjecaktuar; shpie. E çoilitar (në greminë, në varr). E çoifitore (në shkatërrimplotë). E çoi dëm diçka e prishi, e dëmtoi. Këtuçon kokëfortësia (mendjemadhësia, pakujdesia).
12. E shpie deri në një cak a në një shkallë; zmadhoj deri në një sasicaktuar. E çoi numrin e golave në pesë. E çoikulm. E çoj derifund. E çoj më tej (me përpara).
13. vet. v. III bën a më detyronshkoj diku, më shpie. çon puna. Më çoi detyra. E çoi nevoja (halli).
14. Kaloj kohën; jetoj në një mënyrëcaktuar; rroj; shpie. E çon shumë mirë aty me ta. E çoi jetënmërgim. - Si ia çoni andej? - Si ia çon me punë? Ka çuar jetë ka rrojtur mirë. - Si ia çoni me fqinjët? Ia çoj mirë (keq).
15. vet. v. III, jokal., bised. Përdoret diçka edhe për një farë kohe; rron. E çojnë edhe ca muaj këto këpucë. Nuk më kanë çuar shumë (gjatë).
16. bised. E vijoj a e zgjat diçka për një farë kohe; jokal. zgjat a vijon për një kohëcaktuar. E çoi gjatë bisedën. E çuan gjatë luftën. S’po e çojmëtutje (më tej) nuk po e zgjatimbisedën, po e lëmë me kaq.
17. bised. E gëlltitgrykë një ushqim; e shkoj poshtë a e thithmushkëri. S’e çoj dot më bukën. Mezi e çoj duhanin e fortë.
18. bised. Drejtoj a ngas një kafshë pune ose një mjet transporti; nis. Çoj qetë (kuajt). Çoj biçikletën. E çoj makinën (veturën). S’di ta çojë mirë.
Sin.: shpie, dërgoj, nis, sjell, bart, marr, rroj, zgjat, vijon, përcjell, shkoj, drejtoj, udhëheq, zmadhoj, kaloj, gëlltit.
E çoi prapa *botës (dikë). E çon (e bën, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E çoi (e dërgoi) prapa *diellit (dikë). E çoi në *djall (në dreq) (dikë a diçka) keq. bised. E çoidreq (në *djall) (dikë a diçka) keq. bised. Ia çon *fjollë (dikush). E çon (e shtie) *marrja (diku) mospërf. E çoj (e shpie) *mendjen (te dikush a te diçka). Ku të çon (ku të shpie) *mushka?! E çoj *pupë. E çoj më *tej (më tutje) (diçka). Nuk e çon (nuk e shtyn) më *tutje (dikush). E çoj në *vend (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.