Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISTATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT tek. 1. Pjesë përbërëse e një mekanizmi, që shpërben për të frenuar ose për të kufizuar zhvillimin e elektricitetit statik; kund. statik. Përdor antistatikun për të reduktuar elektricitetin.
2. Lëndë që parandalon ose zvogëlon krijimin e ngarkesës elektrostatike në sipërfaqen e një materiali që vepron si izolues. Antistatik kundërpërçues.
3. Masë e koeficientit ndërmjet izolimit dhe përçimit të elektricitetit. Antistatik matës.
KAPÍST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Pajisje e veçantë që shërben për të drejtuar një kafshë ngarkese, për ta frenuar ose për t’i liruar frerin etj.; kapistall. I vë (i shtrëngoj) kalit kapistrën. E tërheq mushkën për kapistre.
✱Sin.: kapistall, tërkuzë, kërpesh.
♦ I ka rënë kapistra (dikujt) shih ka marrë kapistrën nëpër këmbë (dikush). Ia ka hequr kapistrën (kapistallin) (dikujt) nuk bëhet më merak për dikë; e ka lënë të lirë e pa mbështetje, nuk e pengon të shkojë ku të dojë e të bëjë ç’të dojë, nuk e mban nën urdhra e nën kontroll; ia ka lëshuar fillin. Flet pa kapistër (dikush) shih s’mban kapistër (dikush). Ia lëshoi (ia liroi) kapistrën (kapistallin) (dikujt) keq. e ka lënë të bëjë si të dojë, nuk e ndalon dhe nuk e pengon për asgjë; ia lëshoi (ia liroi) frerin; ia liroi rripin; kund. ia shtrëngoi kapistrën keq. Ia shtrëngoi kapistrën (kapistallin) (dikujt) keq. e detyroi të përmbahet e të sillet si duhet, e mblodhi, e shtroi; ia shtrëngoi (ia mblodhi) frerin; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) kund. ia lëshoi (ia liroi) kapistrën keq. S’mban kapistër (dikush) flet pa menduar, i flet goja para mendjes; i ecën (i bredhërin) gjuha para mendjes (dikujt); s’i mban goja arra (dikujt); e ka gjuhën të gjatë. Ngatërrohet me kapistrën e vet (dikush) tall. shih humb (humbet) udhën (rrugën) në oborr (dikush) tall. E tërheq për kapistre (për kapistalli) (dikë) keq. e detyron të bëjë a të sillet si do ai, e ka nënshtruar dhe e çon a e shtyn në rrugën që do vetë; e tërheq për hunde (për hundësh) keq.; e tërheq për potkonj keq. I vë kapistër kaut (dikush) është i zoti.
MALLKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shqiptimi i fjalëve të rënda për dikë me qëllimin që t’i ndjellin fatkeqësi a mjerim, shfaqje e dëshirës që dikë a diçka ta gjejë një e keqe e madhe, nëmje, truajtje; kund. bekim. Duhet frenuar gjuha nga mallkimi i të tjerëve.
2. Fjalët që themi për dikë a për diçka kur e mallkojmë; nëmë; kund. bekim. Mallkim i rëndë. Mallkimi i nënës (i t’et). Urimet e mallkimet. I dha mallkimin dikujt e mallkoi. E zuri mallkimi.
3. fet., folk. Dënimi a nëma që ka zënë dikë apo diçka; kund. bekim. Me duar të thara prej mallkimit. Si kuajt e krushqve në mallkimin e lashtë. Mbi vend kishte rënë mallkimi i hyjve. E zgjidhi nga mallkimi.
✱Sin.: nëmje, truajtje, dreqnim, nëmë, dënim.
PAFRENÚAR (i, e) mb. Që nuk është i frenuar; që nuk është frenuar, i shfrenuar, i papërmbajtur; kund. i frenuar. Orekse të pafrenuara. Me ambicie karrieriste të pafrenuara.
✱Sin.: i shfrenuar, i papërmbajtur.
SHFRENÚAR (i, e) mb. 1. Që i janë lëshuar frenat (zakonisht një automjeti); kund. i frenuar. Gjendje e shfrenuar e mjetit. Fren i shfrenuar.
2. fig. Që është i papërmbajtur, i pafre, që nuk njeh masë e kufi; i ethshëm. Inat i shfrenuar. Guxim i shfrenuar. Korrupsion i shfrenuar. Jetë e shfrenuar. Festa të shfrenuara. Vallëzim i shfrenuar. Rritje e shfrenuar e popullsisë. Goditje të shfrenuara. Fantazi e shfrenuar.
3. fig. Që nuk e frenon fare veten; që është shthurur. Rini e shfrenuar. Djalë i shfrenuar. Vajza më e shfrenuar në kompani.
✱Sin.: i papërmbajtur, i pafre, i ethshëm, i shthurur, i shkrehur, i azdisur, i harbuar, i tërbuar, i harlisur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë