Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATISKÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT det. Anije e mbyllur zakonisht me një sferë të fortifikuar në pjesën e sipërme të kabinës dhe e pajisur me mjete të posaçme për të bërë kërkime e studime në thellësitë e deteve e të oqeaneve. Batiskaf i ri. Zhyten me batiskaf. Pajisjet e batiskafit. Ekspedita me batiskaf. Ekuipazhi i batiskafit.
FORTIFIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. Vend i fortifikuar; pozicion zjarri i fortifikuar me mure të trasha, zakonisht prej betonarmeje. Futem në fortifikatë. Ngritën disa fortifikata.
✱Sin.: fortifikim, mburojë.
FORTIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. 1. Veprimi kur fortifikojmë a kur fortifikohemi; ndërtimi i mureve, i llogoreve, i kullave a i pozicioneve të zjarrit për t’u mbrojtur; ngritja e fortifikatave në një vend, në një qytet etj. për të forcuar mbrojtjen. U bë fortifikimi i qytetit (i fshatit).
2. Vend i fortifikuar, fortifikatë. Sistem fortifikimesh.
✱Sin.: fortifikim, mburojë.
►FORTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., usht. Ndërtoj fortifikata në një vend për të forcuar mbrojtjen. Ishin fortifikuar më së miri.
FORTIFIKÚAR (i, e) mb., usht. Që është pajisur me fortifikata dhe me mjete të tjera mbrojtëse; që është fortifikuar. Qytet i fortifikuar. Kështjellë (qytezë) e fortifikuar.
FRËNGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vjet. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave, që shërbente për të qëlluar me armë. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
2. usht. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e bunkerit).
✱Sin.: dritarez, mazgallë, baxhë.
KALÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. hist. Vend i ngritur, i rrethuar me mure mbrojtëse të larta; vend i tillë i mbrojtur për një kohë të gjatë; kështjellë. Kala ilire (mesjetare). Kalaja e Krujës. Porta e kalasë.
2. Kullë.
3. edhe fig. Vend i ngritur dhe i fortifikuar për luftë; pozicion luftarak i pamposhtur; pikëmbështetje e fuqishme që të frymëzon garanci dhe siguri. Kala graniti kala e pamposhtur. U bë kala (diçka) u bë mbrojtëse e fuqishme.
3. fig., lart. Objektiv a synim shumë i vështirë për t’u arritur. Kalaja e diturisë (e shkencës).
✱Sin.: kështjellë, kullë.
♦ M’u bë zemra kala shih m’u bë zemra mal. Bën kala me ashkla (dikush). 1. Dehet e gënjehet me gjëra të vogla; premton se do të bëjë diçka të madhe a shumë gjëra, kur nuk ka as mjetet, as mundësitë; e merr si të lehtë diçka të vështirë; i bën petullat me ujë (pa vaj). 2. Shpif, i fryn gjërat dhe nxit grindje; i zmadhon shumë gjërat. Bën (ngre) kala në erë (në ajër) (dikush) keq. Ra kalaja. 1. U thye a u mund dikush, u mposht; u tërhoq, u dorëzua a u nënshtrua. 2. Mori fund diçka; u prish puna, s’do të vejë si duhet. Kala (*kështjellë) prej letre keq. Kala (*kështjellë) në rërë. E mori kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush) ia arriti qëllimit disi tërthorazi, ia doli në krye një pune duke shfrytëzuar rrethanat e brendshme dhe njerëzit e vet a ata që lidhen me këtë punë.
KËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Vendbanim në periudhën e mesjetës, i fortifikuar me mure të larta, me sharapolle e bedena për t’u mbrojtur nga pushtuesit, keqbërësit etj.; kala. Kështjella e Krujës (e Gjirokastrës). Muret (porta) e kështjellës.
2. Vend i mbrojtur mirë dhe i sigurt; pozicion luftarak i pamposhtur dhe i pathyeshëm; kala, fortesë. 3. usht. Mburojë prej metali përpara një topi, një mitralozi të rëndë a kundërajrori.
4. fig. Vend i fuqishëm dhe mbrojtës i madh i idealeve të larta, i lirisë, i së drejtës dhe i demokracisë. Shtetet e Bashkuara janë mbrojtëse të lirisë dhe të demokracisë.
5. fig. Objektiv që fitohet ose arrihet me luftë, me sakrifica dhe me vështirësi të mëdha; kala. Kështjella e diturisë (e shkencës, e drejtësisë).
✱Sin.: kala, fortesë.
♦ Bën (ngre) kështjella (kala) në erë (në ajër) (dikush) keq. bën plane që nuk mund të vihen në jetë; krijon me mend gjëra që nuk mbështeten në realitetin, fantazon kot; bën (ngre) kala në erë (në ajër); sheh ëndrra me sy hapur; ngre kodra mbi det iron. Kështjellë (kala) prej letre keq. mbështetje e dobët; diçka në dukje e fortë, por që në të vërtetë shkatërrohet lehtë; kështjellë (kala) në rërë. Kështjellë (kala) në rërë diçka e paqëndrueshme, në dukje e fortë, por pa themele të shëndosha, që mund të rrëzohet a të prishet lehtë; kështjellë (kala) prej letre; kullë me gjizë iron. E mori kështjellën (*kalanë) nga brenda (dikush).
MIRËFORTIFIKÚAR (i, e) mb. 1. Që është fortifikuar mirë. Fortesë e mirëfortifikuar. Qytet i mirëfortifikuar.
2. Që është pasuruar dhe forcuar me diçka tjetër për t’i rritur forcën dhe qëndrueshmërinë. Çelik i mirëfortifikuar.
3. fig. Që është pajisur mirë me gjithçka që i nevojitet duke krijuar mbrojtje të fortë; që ka siguruar pozita të forta për të arritur qëllimet e veta. Zonë militare e mirëfortifikuar. Spitali ka një staf të mirëfortifikuar me një numër të madh mjekësh specialistë.
MOSFORTIFIKÍM,~I m. Pamundësi, paaftësi a kundërshtim për të fortifikuar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e fortifikoj ose kur nuk fortifikohet diçka; kund. fortifikim. Konventa për neutralitetin dhe mosfortifikimin e disa ishujve.
PAFORTIFIKÚAR (i, e) mb., usht. Që nuk është i fortifikuar; që nuk është fortifikuar; kund. i fortifikuar. Qytet i pafortifikuar. Terren i pafortifikuar.
PIKËMBËSHTÉTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vendi ku mbështetet dikush ose një pjesë e peshës së trupit të tij; pika e mbështetjes së diçkaje. Pikëmbështetja e levës.
2. usht. Vend i fortifikuar dhe i përforcuar, që shërben për të mbështetur veprimet luftarake në një zonë të caktuar. Asgjësuan pikëmbështetjet e armikut.
3. fig. Të dhëna e materiale që përdoren si mbështetje për të nxjerrë një përfundim, për të gjykuar për dikë a për diçka ose për të mbrojtur një mendim.
4. fig. Dikush a diçka që na shërben si mbështetje. E ka një pikëmbështetje.
✱Sin.: fortifikatë, përforcim, mbrojtje, përkrahje.
PLASDÁRM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Zonë e përgatitur për të vendosur trupa ushtarake e për të kryer mësymje kundër armikut; vend që mund të shërbejë si pikënisje për të sulmuar një vend tjetër. Plasdarm i fortifikuar.
2. fig., libr. Pikënisje a pikëmbështetje për një veprim a veprimtari të caktuar, për shtjellimin e një teorie, për përhapjen e një ideologjie etj.; kryeurë.
POST,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Detyra a përgjegjësia e dikujt; vendi që zë a që mban dikush, nëpunësi zakonisht e lartë; ofiq. Post i rëndësishëm (i lartë). Post drejtues. Post zyrtar (qeveritar, shtetëror). Post i vështirë (me përgjegjësi). Posti i kryetarit. Posti i drejtorit. Shfrytëzon postin.
2. usht. Vend i posaçëm për të ruajtur; vend, zakonisht më i lartë, i mbrojtur e i fortifikuar, ku rrinë disa ushtarakë për të vëzhguar a për të ruajtur, postë. Post luftarak. Posti i vrojtimit. Qëndron (është) në post është duke kryer detyrën e caktuar, është në krye të detyrës.
3. tek. Vend i posaçëm, i pajisur me mjetet e nevojshme, nga ku mund të ndryshohet rryma elektrike ose të drejtohen në mënyrë automatike mekanizma të ndryshëm. Posti i komandimit.
✱Sin.: vend, nëpunësi, pozitë, ofiq, detyrë, përgjegjësi, postë, pikëvrojtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë