Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FONETÍK,~E mb., gjuh. 1. Që ka të bëjë me tingujt e ligjërimit a të gjuhës; që lidhet me fonetikën, që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik. Dukuri fonetike. Veçori fonetike.
2. Që ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për alfabetin); që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet tërësisht a kryesisht te shqiptimi. Alfabet fonetik. Sipas parimit fonetik.
FONOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Njoftim ose lajm që jepet në largësi me të folur nëpërmjet radios ose ndërlidhjes telefonike. E njoftuan me fonogram.
2. spec. Regjistrimi i zërit a i tingujve në një pllakë, në një film etj. Ruaj fonogramet.
3. Shkronjë ose simbol i një alfabeti fonik, që përfaqëson një fjalë ose fonemë në të folur. Përshkruaj fonogramet.
OPOZICIONÁL,~E mb., libr. Kundërvënës. Çifti opozicional minimal. Raporte opozicionale. Dukuri opozicionale historike. Tipare opozicionale që dallojnë një fonemë nga një tjetër.
SHQIPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Artikuloj tingujt e një gjuhe me anë të aparatit të të folurit, them me zë një tingull, një rrokje a një fjalë; nyjëtoj. Shqiptoj një tingull (një zanore, një bashkëtingëllore). Shqiptoj një fjalë. Shqiptoj fonemë për fonemë. I shqipton (nuk i shqipton) qartë fjalët. I shqipton mirë (keq, me zë të fortë).
2. drejt., vjet. Bëj të njohur, kumtoj një vendim gjyqi; them, deklaroj. Shqiptoi mendimin.
✱Sin.: nyjëtoj, them, deklaroj.
SHQIPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shqiptohet. Fonemë e shqiptueshme me vështirësi. Emër i shqitueshmëm me lehtësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë