Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLOKARGJÉND,~E mb., poet. 1. Që i ka flokët në ngjyrë argjendi, me flokë që i shndrisin si argjend. Djalë flokargjend.
2. Flokëthinjur. Gjyshja flokargjende.
FLOKËBÁRDHË mb. 1. Që i ka flokët të bardhë. Nëna flokëbardhë.
2. Që i ka flokët të thinjur. Pleqtë flokëbardhë.
✱Sin.: leshbardhë, flokëthinjur, qimebardhë.
FLOKËPËRHÍMË mb. Që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Plak flokëpërhimë.
FLOKËPËRHÍM/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Flokëpërhimi fliste me qetësi.
FLOKËPËRHÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që ka flokë të përhimë; flokëthinjur. Flokëpërhimat shquheshin për biseda të gjata.
FLOKËTHÍNJUR mb. Që i ka flokët të thinjur. Grua flokëthinjur.
✱Sin.: i thinjur, leshrathinjur, flokëbardhë, flokëzbardhur, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur, leshrabardhë, perçethinjur.
FLOKËZBÁRDHUR mb. Që i ka flokët të zbardhur; flokëthinjur. Fjalët e plakut flokëzbardhur.
✱Sin.: flokëthinjur, i thinjur, leshrathinjur, flokëbardhë, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur, leshrabardhë, perçethinjur.
FLOKËZBÁRDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që i ka flokët të zbardhur; flokëthinjur. Flokëzbardhuri na bëri përshtypje.
✱Sin.: flokëthinjur, flokëbardhë, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur.
FLOKËZBÁRDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka flokët të zbardhur; flokëthinjur. Ndjenjat e flokëzbardhurës.
✱Sin.: flokëthinjur, flokëbardhë, flokargjend, qimethinjur, qimezbardhur.
LESHBÁRDHË mb. 1. Që e ka leshin të bardhë. Dele leshbardhë.
2. Flokëbardhë, flokëthinjur. Plakë leshbardhë.
✱Sin.: flokëbardhë, flokëthinjur, qimebardhë.
LESHRABÁRDHË mb. Flokëbardhë, flokëthinjur. Burrë (plak) leshrabardhë.
MUSTAQEDRÉDHUR mb. Që i ka mustaqet të dredhura. Kapedani flokëthinjur e mustaqedredhur nuk bëzante.
PERÇETHÍNJUR mb. 1. Që i ka balluket të thinjura; me flokë të thinjur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: ballukethinjur, flokëthinjur, flokëbardhë, flokëzbardhur, i thinjur.
QIMEHÍRT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka qimen dhe flokët të hirtë; flokëthinjur. Qimehirtët po kuvendonin mes tyre.
✱Sin.: flokëthinjur, flokëbardhë, thinjak.
QIMETHÍNJUR mb. Që ka flokë të thinjur; flokëthinjur. Burrë qimethinjur. Grua qimethinjur.
✱Sin.: flokëthinjur, i thinjur, leshrathinjur, kokëthinjur, qimezbardhur.
QIMETHÍNJUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka flokë të thinjur; flokëthinjuri. Qimethinjuri ishte një i panjohur me mjekër me qime të rralla.
✱Sin.: i thinjur, flokëthinjur, leshrathinjur, kokëthinjur, qimezbardhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë