Fjalori

Rezultate në përkufizime për “farje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MATKË

MÁTK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Ama e bletës, mbretëresha, parëza; matkëz, farje. Matkë e re (e vjetër). Ikën tufa e bletëve bashkë me matkën.
Sin.: mbretëreshë, parëz, matkëz, farje, matkrronjë.

MIZËPLAKË

MIZËPLÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbretëresha e bletëve.
Sin.: parëz, matkë, mëmë, farje, paricë.

MËMË

MË́M/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; gruaja që ka lindur fëmijë, nënë. Mëmë e dashur (e dhembshur). Mëmë me shumë fëmijë. Gjiri (qumështi) i mëmës. Mëmë e bijë. Gjuha e mëmës është gjuha e zemrës. Mëmë e babë. Vëlla nga mëma. U mëmë lindi fëmijë. Zonja mëmë u këndonte te djepi vëllezërve të mi.
2. zool. Femra e një kafshe, që ka pjellëvogël. Mëma e qengjit.
3. zool. Mbretëresha e bletëve, matka, amza. Mizat e bletës shkojnë pas mëmës.
4. bised. Përdoret për të emërtuar vjehrrën në shenjë dashurie e nderimi ose për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim një gruajemoshuar. Shkojmë nga mëma! Ulu këtu, mëmë!
5. anat. Ani i gruas ose i femrësgjitarëve; shtrati i pjellës. Mëma e fëmijës.
6. bot., vet. nj. Bimë me farë, që luan rolin e femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri. Zgjedhin mëmën.
7. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, gurrë, amë. Mëma e përroit.
8. fig. Burimi i diçkaje, shkaku i një dukurie ose i diçkaje tjetër, a jo që pjell diçka; zanafillë. Mëma e fitoreve. Papunësia - mëma e varfërisë. Përtacia është mëma e shumë të këqijave. (fj. u.).
9. fig. Diçkaqëndron mbitjerat (nga vlera, nga rëndësia etj.), ajoqëndronkrye; ajoështë e parë, pas së cilës vijnëtjerat ose nga e cila varentjerat. Mëma e të gjithave.
10. fig. Diçka shumë e dashur dhe e shtrenjtë. Mëma jonë, Shqipëria.
Sin.: nënë, mámi, nënoke, amë, mbretëreshë, parëz, mëmëz, farëz, farje, matkë, an, burim.

PARËZ
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.