Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSKLUZIVITÉT,~I m., libr. Të qenët ekskluziv, karakteri ekskluziv i diçkaje; e drejtë ekskluzive. Ka ekskluzivitet në prodhimin e këtij produkti. Ekskluziviteti i transmetimit të ndeshjeve të kampionatit italian. Ekskluziviteti duhet të jetë i përcaktuar. Ekskluziviteti i objekteve që zbulohen.
MONOPÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. ek. Kontroll ekskluziv i tregut. Heqja e monopolit të një kompanie të vetme mbi disa shërbime telefonike. Ka monopolin. Ka vendosur monopolin. Fitoi monopolin për linjat ajrore. Ruajtja (mbajtja) e monopolit. Përqendrimi i prodhimit në pak duar çon në monopole.
2. ek. Kompani, grup a individ që ka kontroll ekskluziv mbi një aktivitet tregtar. Monopolet e mëdha. Monopolet ndërkombëtare. Monopolet për shfrytëzimin e qymyrgurit (e naftës). Sundimi i monopoleve. Konkurrenca ndërmjet monopoleve. Çmime monopoli çmime që e kalojnë çmimin e prodhimit të mallrave dhe vlerën e tyre, çmime shumë të larta që përdoren nga monopolet për të nxjerrë fitime sa më të mëdha.
3. drejt. E drejtë ekskluzive a privilegj që i jepet nga shteti një individi, një kompanie etj. për të blerë, për të prodhuar, për të përdorur ose për të shitur një mall a shërbim ose për të bërë tregti një zonë a vend të caktuar. Vendosja e monopolit shtetëror mbi pijet alkoolike. Kompania e tij ka marrë monopolin e naftës. Pullë monopoli pullë që vihej në qarkullim e shitej vetëm nga shteti dhe ngjitej detyrimisht në dokumente të ndryshme zyrtare.
4. fig., libr. Zotërim a kontroll i plotë që ka dikush ndaj diçkaje në një fushë të caktuar. S’e ka monopol. Drejtimi në biznes s’është monopol i burrave. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. Dijet nuk janë më monopol i pak vetave. Theu monopolin e armëve bërthamore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë